Foto ilustruese

Opinion

Musai i vret vet

6 Nëntor 2018, 09:05| Përditesimi: 6 Nëntor 2018, 09:07

  • Share

Musai është pronar i një biznesi. Biznesi i Musait punon si sahati i hoxhës. Hapet dhe mbyllet në orare precize, asnjë problem, asnjë ngatërresë, heshtje, qetësi, rregull, mirsjellje, pastërti.

Musai ka tre djem njëri më i fuqishëm e më i shëndetshëm se tjetri. Tre djemtë e Musait merren me furnizime, bëjnë hesapet, ruajnë rendin, qetësinë, pastërtinë. Në pak vite, u martuan njëri pas tjetrit të tre.

Vijnë e ikin partitë, ndërrohen pushtetet, Musai, biznesi i Musait, djemtë e Musait, për bukuri. Musai me gruan e vet, dhe djemtë e Musait me familjet e tyre, me makinat e tyre, bashkë me nuset dhe fëmijët e vegjël, pas punëve dalin shetitje, pijnë kafe. Me Musain i kam dy pare muhabet.

E pyeta një ditë,

-O Musa, të lutem më thuaj, cili është sekreti, që biznesi yt, familja jote, shkojnë të gjitha vaj, nuk keni asnjë problem. Të rinjtë e sotëm rrinë gjithë kohën nëpër kafenera, nëpër bingo, thithin hashish, s'bëjnë asnjë punë. Si e ke zgjidhur ti këtë problem me djemtë e tu që janë aq puntorë, aq të displinuar, aq familjarë ? Çfarë magjie u ke bërë ti djemve të tu që s'bëjnë gëk por vetëm zbatojnë përpikmërisht urdhërat e tua ? Si ka mundësi që djemtë e tu nuk lozin lloto, nuk venë në disko, nuk bëjnë sherr, nuk i arreston policia, nuk i budallalleps hashishi, nuk i vret shoku, nuk ja thith trurin Fejsbuku ? Të lutem ma trego këtë sekret.

-I kam zgjidhur me kohë këto probleme, tha Musai. Mes meje dhe djemve të m'i ska policira, fejsbuka, droga, dhe të tjera. Ua kam bërë të qartë se i pari që do ma bëjë fjalën dysh, do ta vras me dorën time. Nëse, pasi ta vras të parin, njëri prej të dyve që do mbeten gjallë ende nuk do ketë zënë ment, do ta vras edhe atë pa mu dridhur dora. Po kështu do veproj edhe me të tretin. Skanë ç'më duhen as mua as vetes nëse s'më binden. Edhe kopeja e deleve e ka një dash me brirë që i prin. Dashi i familjes time jam unë. Deshët e familjeve të tyre janë djemtë e m'i.

-Domethënë ti Musa nuk pret që djemtë e tu t'i vrasi shoqëria, fejsbuku, policia, droga, kafeneja, por i vret vet ?

-Po. Pa më lëvizur qerpiku. Këtë e di unë më mirë se e ka ditur babai im. E dinë djemtë e mi më mirë se unë. Do ta dinë më mirë se djemtë e m'i, djemtë e djemve të m'i.

-Mos u tut Musa. Vriti vetë djemtë po e kanë hak. Është mënyra më e mirë që ti, djemtë e tu dhe Shqipëria të jetojnë në jetë të jetëve.

Komento

Komente

  • Rrofte KOMUNIZMI!: 06/11/2018 17:37

    Fantastike. Pra sa e mire, e dobishme dhe qetesuese eshte 'DIKTATURA' Ajo eshte shpetimi jo vetem i Shqiperise, por i te gjithe Botes... Dhe me ideale eshte ajo qe eshte quajtur 'DIKTATURA E PROLETARIATIT' KOMUNIZMI-shpetimi i Botes! Dielli qe do ta shkelqeje e ngrohe njeriun dhe shtepine e tij, Token. Qe do te sjelle Paqen e Lumturine e Vertete. Qe do ti jap fund tmerreve e fatkeqesive te sotme. Perfundimisht!

    Përgjigju
    • berti: 07/11/2018 18:09

      ta paska qi nonen Enver kari

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?