Musaka me Grand Ragu Extra Gusto
Përbërësit:
1 kg patëllxhanë
700 gr patate
2 kuti grand ragu extra gusto
80 gr miell
800 ml qumësht
kripë, piper të zi, arrëmoskat
2 të verdha veze
60 gr parmixhano
vaj për skuqje
Përgatitja:
Fillimisht lajmë patëllxhanët i presim në feta për së gjeri I spërkasim me pak kripë dhe I lëmë për 20 minuta, më pas i shpëlajmë dhe i thajmë me një pecetë. I skuqim në tigan ose i pjekim në furrë në temperaturë 20 gradë Celsius për 15-20 minuta. Qërojmë patatet dhe I presim në feta rrumbullake dhe I skuqim sa të zverdhen pak. I largojmë dhe I vendosim në një pjatë me letër kuzhine për të larguar yndyrën e tepërt. Përgatisim beshamelin, gjalp, miell e kaurdisim 5 minuta shtojmë qumështin e ngrohtë pak nga pak deri sat ë valojë dhe 2 lugë gjelle parmixhano në fund dhe 2 të verdha veze, kripë, piper të zi dhe arrëmoskat. Hapim kutitë e Ragusë I vendosim në një tas dhe shtojmë në të 3 lugë gjelle beshamel. Lyejmë tepsinë me pak beshamel 2-3 lugë gjelle dhe vendosim në formë tjegullash patatete të skuqura. I spërkasim me pak kripë. Mbulojmë patatet në fetat e patëllxhanit, pak kripë, piper. Mbulojmë patëllxhanët me një shtresë të plotë me ragu e nivelojmë atë dhe mbulojmë ragunë në feta patëllxhani. Mbi to patëllxhanët vendosim beshamelin e mebtur e pudrosim komplet sipërfaqen me parmixhanë të grirë dhe vendosim tepsinë në furrë në temperature 180 gradë Celsius me 30-40 minuta. E nxjerrim nga furra nuk e presim asnjëherë pa kaluar 30-40 minuta që të ftohet pak.