Musaka me groshë nga zonja Albana

18 Prill 2023, 12:35| Përditesimi: 18 Prill 2023, 12:37

  • Share

Musaka me groshë

Përbërësit:

  • 500 gr groshë
  • 200 gr djathë kaçkavall / djathë i bardhë
  • 5 kokrra vezë
  • 4 lgj gjalpë ose ajkë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pasi e kemi pastruar dhe lënë groshën në ujë e vendosim të ziejë. Lëngun e parë e derdhim dhe e vendosim sërish të ziejë duke u kujdesur që kokrrat të qëndrojnë të plota, mos shpërbëhen. 

Më pas kullojmë lëngun. Vendosim në një tavë shtresën e parë të groshëve, vendosim vezët e ziera të prera në feta dhe sipër shtojmë djathë kaçkavall ose të bardhë të thërrmuar. Shtrojmë shtresën e dytë me groshë dhe vezë të rrahura me pak qumësht, ajkë ose gjalpë. E vendosim tavën në furrë të piqet në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?