Musaka me kimë nga zonja Albana

16 Janar 2023, 10:39| Përditesimi: 16 Janar 2023, 10:43

  • Share

Musaka me kimë

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi i grirë
  • 3 presh
  • 2 speca
  • 1 lgj gjalpë i tretur
  • 1 fk vaj ulliri
  • 1 gotë qumësht
  • 4 domate
  • 5 vezë
  • 1 lgj miell
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 lgj keçap
  • ½ lgj koncentrat
  • Fasule ose misër sipas dëshirës
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tenxhere kaurdisim me vaj ulliri preshin e grirë imët derisa të marrë pak ngjyrë dhe të zbutet. Më pas shtojmë mishin e grirë dhe e lemë të kaurdiset avash avash. Shtojmë pak kripë, specat, domatet e grira dhe 1 lugë keçap. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe i lemë të ziejnë (sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak fasule ose misra të zier). Ndërkohë tek qumështi tresim pak miell mirë dhe e shtojmë tek kima pasi të jetë ftohur pak.

Në një tavë të lyer me gjalpë vendosim kimën e përgatitur. Rrahim vezët dhe i hedhim mbi kimë. E vendosim musakanë në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta. Para se ta servirim e spërkasim me majdanoz të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?