Musaka me patate dhe patëllxhanë
Përbërësit:
- 3 patate
- 2 patëllxhanë
- 2 kunguj
- 1 qepë
- 3-4 lgj vaj ulliri
- Për kimën:
- 300 gr mish i grirë
- 1 qepë të grirë imët
- 2 thelpinj hudhër
- 1/2 lç kanellë
- 1/2 lç arrë moskat
- 1/2 lç sheqer
- Pak verë të kuqe
- Salcë domate
- Kripë, piper
- Për beshamelin:
- 100 gr gjalpë
- 100 gr miell
- 750 ml qumësht
- 100 gr djathë kaçkavall
- 2-3 të verdha veze
- Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Patatet i presim në formë rrumbullake dhe i vendosim të kaurdisen. Sapo të marrin pak ngjyrë i vendosim në një tavë duke i spërkatur me kripë dhe piper. Presim qepën në feta të holla dhe e kaurdisim në vajin e patateve. I vendosim qepët e kaurdisura mbi shtresën e patateve në tavë. Të njejtën gjë veprojmë me patëllxhanët dhe kungujt.
Përgatisim kimën duke kaurdisur fillimisht një qepë të grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë hudhrën të prerë në feta të holla dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me pak sheqer, kripë, piper, kanellë dhe arrë moskat. E trazojmë mirë me lugë druri dhe më pas shtojmë mishin e grirë dhe e lemë salcën të marrë valë për disa minuta. Sipas dëshirës mund ta shuajmë me pak verë të kuqe. Ndërkohë përgatisim salcën beshamel. kaurdisim miellin me gjalpë derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë më pas qumështin gradualisht dhe e trazojmë derisa kremi të lidhet. Në fund shtojmë kripë, piper, arrë moskat, djathë të grirë kaçkavall dhe të kuqet e vezëve.
Mbi shtresën e perimeve vendosim kimën e përgatitur dhe salcën beshamel. E vendosim tavën të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.