Receta

Musaka me patëllxhanë nga zonja Vjollca

28 Maj 2021, 10:57| Përditesimi: 28 Maj 2021, 10:58

  • Share

Musaka me patëllxhanë

Përbërësit:

1.2 kg patëllxhanë

3 qepë mesatare

500 gr mish të grirë

4 domate mesatare

5 thelpi hudhër

kripë, piper të zi, majdanoz, dafinë

pak vaj ulliri

Beshamel

50 gr gjalp

2 lugë gjelle miell

400 ml qumësht

1 të verdhë veze

kripë dhe arrëmoskat

1 lugë gjelle parmixhano

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët I presim ato në feta dhe sipas preferencës tuaj I pjekim në zgarë apo në furrë ose I skuqim duke I pudrosur me pak miell. Ndërkohë në një tigan të thellë ngrohim pak vaj dhe kaurdisim qepët, mishin e grirë I përziejmë sa mishi të ndërroj ngjyrë dhe shtjomë domaten në kubikë, hudhrat e copëtuara, kripë, piper të zi, dafinë, majdanoz, Shtojmë 1/2 gotë ujë dhe e lëmë të ziejë pak. Përgatisim beshamelin shkrijmë gjalpin e kaurdisim me miell për 5 minuta. E shuajmë me qumësht dhe sat ë marrë valë e largojmë duke I dhënë shijen me kripë, arrëmoskat dhe 1 të verdhë veze. Lyejmë tavën me pak beshamel dhe shtrojmë një bazë me fetat e patëllxhanit mbi këtë shtresë shtrojmë një shtresë me kimë dhe mbi kimë vendosim përsëri një shtresë me patëllxhanë dhe në fund shtrojmë një shtresë me beshamel. Pasi e nivelojmë mirë shtresën me beshamel e psërkatim me pak djath parmixhano. Vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?