Sëmundja e Procesionares prej vitesh po rrezikon masivin me pisha në malin e Moravës në Korçë. Procesionaria është një dëmtues biologjik tepër i rëndë për pyjet me pisha, që çon deri në tharje të plotë të pemës.
Mali i Moravës është një nga zonat më të frekuentuara nga qytetarët e Korçës për shëtitjet e mëngjesit. Banorët prej kohësh kanë ngritur shqetësimin për këtë sëmundje që rrezikon të zhdukë pishat në Moravë.
Sipas tyre rreziku Procesionares është i madh, ata shtojnë se po u humbet dita ditës mushkëria e qytetit të Korçës.
“Jam frekuentuese e rregullt e malit, kam 20 vjet pa munguar asnjë ditë. Na shqetësojnë këto vemjet, nuk ka asnjë lloj kujdesi për pishat dhe gjynah”, tha një qytetare.
“Shikohen kudo dhe aty poshtë shihet një grumbull i madh vemjesh është një fatkeqësi e madhe”, tha një tjetër qytetare.
“Unë kam 45 vite që ngjitem në mal. Që me demokracinë ndodh ky fenomen i procesionares”, tha një qytetar.
“Si këtë vit s'e kemi parë ndonjëherë. Këtë vit pishat janë dëmtuar shumë. Ne për këtë thonim që është mushkëria e qytetit. Dhe këto që kanë ngelur nuk i mbajnë siç duhet”, tha një qytetar.
Qytetarët kërkojnë të merren masa për parandalimin e këtij infeksioni dhe madje vetë ata janë të fatshëm për të ndihmuar në aksionin e pastrimit të pishave të prekura nga sëmundja.
“Është derdhur djersë këtu, unë kam 26 vite që ngjitem në mal dhe ajëri është mirë se oksigjenin na e ka krijuar natyra e zoti. Por këtë që kemi në dorë të riaprojmë pishat në veçanti. Është pasuri kombëtare kjo, por ka 3 vjet që nuk është vënë dorë. Të investohet dhe në forcë punëtore dhe të gjitha ta shpëtojmë këtë pyll se është mushkria e Koçës”, tha një qytetar
Ndërkohë e pyetur nga Report TV, Bashkia Korçë ka thënë se do të ndërhyhet gjatë vitit 2020 për prerjen mekanike të pishave që janë dëmtuar. Gjithashtu Bashkia kërkon ndihmën e qeverisë pasi masivi pyjor i prekur është një sipërfaqe e madhe.
Procesionarja është një sëmundje që prek pishën, duke bërë skeletimin e drurit, nga njëra anë, por edhe duke infektuar vizitorët pasi është larvë urtikante. Mali i Moravës është i frekuentueshëm çdo ditë nga qytetarët e Korçës dhe nga vizitorë të huaj dhe vendas.
MBILLNI PEME ju andej nga korca,,,,mos rrini kot,,ai filoja te fuse njerezit ne pune duke mbjellur peme,,.....
Përgjigju