Mushkëritë me probleme, ‘mikpritëse’ të infeksionit prej koronavirusit...

16 Qershor 2020, 16:27| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 16:29

  • Share

Të dhënat e reja japin një shpjegim mbi atë pse njerëzit me probleme të frymëmarrjes duket se janë më të prekshëm ndaj infektimit nga koronavirusi.

Virusi shpërthen në qeliza përmes një proteine ​​të receptorit në sipërfaqen e qelizave të quajtur ACE2.

Njerëzit me probleme si astma, sëmundje pulmonare kronike, hipertension pulmonar dhe duhanpirësit kanë më shumë receptorë ACE2 në qelizat e mushkërive sesa njerëzit e shëndetshëm.

Në analizën e kryer me 700 pacientë me probleme të tilla, studiuesit zbuluan se proteina të tjera përveç ACE2 ndikuan në “ciklin e jetës virale”.

Kjo do të thotë që gjenet për ato proteina “mund të jenë potencialisht të rëndësishme për ciklin e qelizave SARS-CoV-2 dhe “pushtimin” e qelizave të shëndetshme.

Këto gjene të tjera mund të jenë gjithashtu “objektiva të mundshëm për trajtimin dhe parandalimin e rasteve të rënda të COVID-19”, thonë studiuesit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?