Jamal Musiala ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas dëmtimit të rëndë të pësuar në ndeshjen mes Bayern Munich dhe PSG-së në kuadër të Botërorit të Klubeve. Sulmuesi i Bayern ka dhënë një mesazh falënderimi dhe qetësie për ndjekësit e tij dhe botën e futbollit.
22-vjeçari, i cili u detyrua t’i nënshtrohej operacionit dhe pritet të mungojë për të paktën 4-5 muaj, është shprehur se ndonëse situata ishte e vështirë, ai nuk fajëson askënd për atë që ndodhi në fushë.
“Dua të falenderoj të gjithë për mbështetjen. Kjo do të thotë shumë për mua. Është mirë të shikoj botën e futbollit të bashkuar për këto çështje gjatë kësaj kohe. E vlerësoj shumë. Operacioni shkoi shumë mirë dhe jam në gjendje të mirë. Doja gjithashtu të thoja se nuk fajësoj askënd për këtë. Situata të tilla ndodhin. Tani do ta përdor kohën për të rifituar forcën time. Mezi pres t’ju shoh përsëri”, deklaroi Musiala.
Incidenti në fjalë u shkaktua pas një përplasjeje me portierin e PSG-së, Gianluigi Donnarumma, i cili u përball me kritika të shumta në rrjet. Por Musiala zgjodhi të mos ushqejë polemikat, duke dhënë një shembull sportiviteti.
Komente
