“Nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur, por ka pasur një sulm kibernetik masiv për të rrëzuar sistemin e X, me adresa IP që vinin nga zona e Ukrainës.”
Kështu ka deklaruar Elon Musk për Fox Business Netëork, lidhur me "sulmin kibernetik masiv" ndaj X, për të cilin ai ka raportuar disa orë më parë.
Një burim në industrinë e infrastrukturës së internetit tha se X ishte prekur nga disa ndërprerje shërbimit duke filluar nga orët e mëngjesit.
Burimi foli në kushte anonimiteti pasi personi nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për këtë çështje. Bllokimi shkaktohet kur faqe të shumta interneti vënë në shënjestër një platformë duke shtuar artificialisht trafikun.
Sulme të tilla nuk janë domosdoshmërish të sofistikuara, por ato mund të shkaktojnë ndërprerje të konsiderueshme.
X po përballej me ndërprerje sipas ‘Doëndetector’, duke u mohuar 11,745 përdoruesve në SHBA nga qasja në platformë.
Numri i ndërprerjeve të raportuara u rrit në rreth 26,579, treguan të dhënat e dorëzuara nga përdoruesit në faqen e internetit që regjistron ndërprerjet.
Më herët gjatë ditës numri arriti në një moment deri në 40,000.
Komente
