Bota

Trump: Zelensky nuk është aq i dobishëm për bisedimet për paqen! Shtëpia e Bardhë: Së shpejti nënshkrimi i marrëveshjes me Ukrainën për tokat me mineralet e rralla

21 Shkurt, 12:35| Përditesimi: 21 Shkurt, 21:31

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ka nevojë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të marrë pjesë në negociatat për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, pasi sipas tij nuk është është aq i rëndësishëm, sa për të qenë pjesë e bisedimeve për paqen.

Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë tha sot se së shpejti Zelensky do të nënshkruajë marrëveshjen me ta për tokat me mineralet e rralla. Dhënia e këtyre tokave është si një dëmshpërblim për miliarda dollarët që SHBA ka shpenzuar në mbështetje të Ukrainës.

Miliarderi Elon Musk ka bërë deklarata të ashpra ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar atë për drejtimin e një “makinerie korrupsioni” që përfiton nga sakrifica e ushtarëve të rënë në luftë.

“Nëse Zelensky do të ishte vërtet i dashur nga populli ukrainas, ai do të shpallte zgjedhjet. Ai e di se do t’i humbiste me një diferencë të madhe, pavarësisht se ka marrë kontrollin e të gjithë mediave në Ukrainë, prandaj i ka anuluar ato. Në realitet, ai është i përçmuar nga populli i tij, dhe kjo është arsyeja pse ka refuzuar të mbajë zgjedhje,” ka shkruar Musk në platformën X.

Më tej, ai ka mbështetur ish-presidentin amerikan Donald Trump, duke thënë: “Presidenti Trump ka të drejtë ta injorojë Zelenskyn dhe të kërkojë paqen, pavarësisht nga makineria e madhe dhe e neveritshme e korrupsionit që ushqehet me trupat e ushtarëve ukrainas”.

Kremlini mohoi sot se administrata amerikane është filo-ruse, pas kritikave të ashpra të presidentit të SHBA, Donald Trump, ndaj liderit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Nuk mendoj kështu, është një përshtypje e gabuar”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp.

Ora 20:14
Rusia ofron 300 miliardë dollarë nga asetet e ngrira që të përdoren për rindërtimin e Ukrainës

Foto: Ndërtesë në zjarr pas sulmeve ruse në Kharkiv, Ukrainë

Rusia mund të pranojë që asetet e ngrira në Evropë, në vlerë prej 300 miliardë dollarë, të përdoren për “rindërtimin e Ukrainës”, në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme për paqe.

Rusia do të insistojë që një pjesë e parave të shpenzohet në një të pestën e territorit që forcat ruse kontrollojnë, thanë burime për Reuters.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zhvilluar bisedime për përfundimin e luftës në Ukrainë më 18 shkurt në Arabinë Saudite dhe të dy presidentët, i SHBA-së Donald Trump dhe i Rusisë, Vladimir Putin, kanë deklaruar se shpresojnë që të takohen së shpejti.

Pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, SHBA-ja dhe aleatët e saj ndaluan transaksionet me Bankën Qendrore të Rusisë dhe Ministrinë e Financave, duke bllokuar 300 deri në 350 miliardë dollarë të aseteve sovrane të Rusisë, kryesisht obligacione qeveritare evropiane, amerikane dhe britanike të mbajtura në një depozitë evropiane sigurimesh.

Një vit më parë, Banka Botërore ka llogaritur se rindërtimi i Ukrainës do të kushtonte rreth 486 miliardë dollarë.

Ideja se Rusia mund të pranojë të përdorë paratë e ngrira për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, nuk është raportuar më parë dhe mund të japë një pasqyrë të asaj që Rusia është e gatshme të bëjë kompromis, ndërsa Moska dhe Uashingtoni kërkojnë t'i japin fund luftës, në një kohë kur Trump po bën presion për aksesin e SHBA-së në mineralet e Ukrainës si një shpërblim për mbështetjen e Uashingtonit, citon më tej Reuters.

Kremlini nuk i ka komentuar këto teza të publikuara në media, ndërsa Kërkesat kryesore të Rusisë për të ndaluar luftimet përfshijnë tërheqjen e trupave të Kievit nga territoret që Rusia i pretendon si të vetat dhe të shuajë ambiciet e Ukrainës për anëtarësim në NATO. Ukraina kërkon që Rusia t’i tërheqë trupat nga territori i saj teksa kërkon garanci nga Perëndimi.

Ora 18:42
Trump për Zelenskyn: Nuk është aq i rëndësishëm, sa për të qenë pjesë e bisedimeve për paqen

1738338384_donaldtrump.JPG

Foto: Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ka nevojë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të marrë pjesë në negociatat për t'i dhënë fund luftës me Rusinë.

“Nuk mendoj se ai është shumë i rëndësishëm për të qenë në takime”, tha Trump në një intervistë për Fox Radio.

Ai shtoi se për vite me radhë e ka parë Zelenskyn duke negociuar dhe ka vënë re se ai nuk ka pasur asnjë shans të arrijë marrëveshje.

Trump ka kritikuar gjithashtu udhëheqësit perëndimorë për përpjekjet e tyre për të përfshirë Zelenskyyn në negociata me Rusinë, duke theksuar se Putin nuk ka nevojë të bëjë marrëveshje, pasi mund të marrë të gjithë Ukrainën.

Teksa u pyet nga gazetari në shkak i luftës është faji i Putinit, Trump u përgjigj: "Jam lodhur duke e dëgjuar, do t'ju them se çfarë".

I pyetur për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit britanik Keir Starmer në Uashington javën e ardhshme, Trump tha: "Ata nuk kanë bërë asgjë as për t'i dhënë fund luftës.

"Lufta vazhdon, nuk ka takime me Rusinë, asgjë fare. Macron është miku im, por askush nuk bëri asgjë", shtoi Trump teksa theksoi se e vetmja arsye pse Rusia iu bashkua bisedimeve për t'i dhënë fund luftës ishte për shkak të tij. 

Ora 17:25
Shtëpia e Bardhë: Së shpejti Zelensky do të nënshkruajë marrëveshjen me ne për tokat me mineralet e rralla

1738659485_donaldtrumpevolodymirzelensky.png

Foto: Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është gati të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar nga Uashingtoni për transferimin e tokave me mineralet e rralla.

Sipas këshilltarit amerikan për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, lideri ukrainas do ta nënshkruajë këtë marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Do ta shihni në ditët në vijim”, tha zyrtari në konventën konservatore në Uashington.

Mineralet e Ukrainës janë lakmuar prej kohësh nga fuqitë e huaja dhe tani Trump dëshiron të ketë akses në burimet e saj si një formë dëmshpërblimi për miliarda dollarët që SHBA ka shpenzuar për të mbështetur vendin.

Ora 16:45
Putin dëshiron të shpallë fitoren ndaj luftës me Ukrainën më 24 shkurt

1739567508_vladimirputin.jpg

Foto: Vladimir Putin

Rusia po përgatitet të shpallë fitoren ndaj luftës me Ukrainën më 24, mes një përplasjeje publike mes dy lidërve Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.

Po ashtu kjo datë shënon edhe përvjetorin e tretë të pushtimit të saj në shkallë të plotë në Ukrainë.

Sipas agjencisë ushtarake të inteligjencës së Kievit, thuhet se presidenti rus Vladimir Putin pritet ta paraqesë shpalljen e fitores jo vetëm si një triumf ndaj Ukrainës, por edhe ndaj NATO-s duke e portretizuar konfliktin si një disfatë më të gjerë për Perëndimin.

“Rusia po përgatitet të shpallë një të ashtuquajtur ‘fitore’ në luftën kundër Ukrainës në një datë simbolike - 24 shkurt 2025, përvjetorin e tretë të fillimit të luftës në shkallë të gjerë”, thuhet në një postim të Inteligjencës ukrainase në X

“Madje, këto plane mund të përfshijnë edhe një ‘fitore ruse ndaj NATO-s’, pasi propaganda ruse e ka paraqitur prej kohësh luftën kundër Ukrainës si një luftë kundër Aleancës”, thuhet më tej në postim.

Inteligjenca ushtarake ukrainase pretendon gjithashtu se Kremlini mund të përdorë bisedimet e fundit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite për të imponuar kushtet e saj të paqes në botë, duke kërkuar të përshkruajë qeveritë në Evropë që mbështesin Kievin si "armiq të paqes", shkruan Kyiv Independent.

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 22/02/2025 06:55

    Cfare inteligjece kan perdorur Ruset dhe Ukrainasit 500.000 te vrare 1 miljon te plagosur dhe 300 miljarde per ndertimin ne cilin univerzitet i more dipllomat,kur ne fillim kan patur mundesine qe mos te vinte situata deri ne lufte ,si dote jua shesin popullit kete .

    Përgjigju
  • Turi: 21/02/2025 17:46

    Iku nga shiu dhe doli ne bresher ky cifuti , shkaterroj gjithe vendin gjoja do ta mbronte nga Rusia kurse nga ana tjeter po e grabit Amerika me menyren me te paskrupullt

    Përgjigju
    • Brother: 22/02/2025 07:27

      Me sakte se kaq nuk mund te thuhet! Gangesteri Trump eshte me i ndyre se diktstori Putin. Kjo eshte fytyrs e vertete e amerikes.

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?