Lefter Çipa dhe Gramoz Ruçi

'Muza e poezisë së tij ushqeu këngën shqiptare' Ruçi, mesazh për ndarjen nga jeta të artistit Lefter Çipa: Iku aristokrati i polifonisë shqiptare

18 Shkurt 2021, 11:43| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 11:47

  • Share

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shkruar një mesazh për ndarjen nga jeta të artistit Lefter Çipa.

Ai shkruan se Lefter Çipa është magjistrati i polifonisë shqiptare, ai qëndron me dinjitet në sofrën e këngës dhe të muzikës shqiptare.

“Me shijet e tij prej aristokrati të polifonisë, na përcolli të gjithëve magjinë e jetës dhe botës shqiptare.”, shkruan kreytari i kuvendit.

Sipas Ruçit artisti ishte njëkohësisht poet, muzikant, dirigjent, interpret, koreograf e valltar dhe tekstet e tij këndojnë, pikturojnë, vallëzojnë, frymëzojnë dhe rikrijojnë dashurinë, bardhësinë dhe ëmbëlsinë e jetës së shqiptarëve.

Mesazhi i plot i Ruçit: 

"Lajmi për ndarjen nga jeta të Lefter Çipës na pikëlloi të gjithëve.

Leferi Çipa është magjistrati i polifonisë shqiptare.

Lefteri qëndron me dinjitet në sofrën e këngës dhe të muzikës shqiptare.

Me shijet e tij prej aristokrati të polifonisë, na përcolli të gjithëve magjinë e jetës dhe botës shqiptare. 

Lefter Çipa është një artist shumështresor. Ky bilbil i këngës shqiptare ishte njëkohësisht poet, muzikant, dirigjent, interpret, koreograf e valltar.

Lefter Çipa ribashkoi, njëlloj si në kohët antike, kodet e gjinive të arteve dhe pasqyroi me sqimën e tij origjinale më të mirën e bukurive shqiptare, sidomos të viseve të Pilurit, Hiumarës, Labërisë, Toskërisë dhe Çamërisë.  

Tekstet e tij këndojnë, pikturojnë, vallzojnë, frymëzojnë dhe rikrijojnë dashurinë, bardhësinë dhe ëmbëlsinë e jetës së shqiptarëve.

Muza e poezisë së tij ushqeu dhe do të vazhdojë këngën, shpirtin, zemrat dhe jetët e shqiptarëve."


Lajmi kryesor:

Shuhet në moshën 79-vjeçare 'princi' i polifonisë shqiptare Lefter Çipa   


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?