Muze Filmi në ish-Kinostudion “Shqipëria e re”, Saimir Kumbaro: Kineastët s’janë pyetur

16 Dhjetor 2020, 17:46| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 18:46

  • Share

Për më shumë se gjysmë shekulli një plejadë artistësh punuan në ish-Kinostudion “Shqipëria e re” për t’i dhënë jetë filmit shqiptar. Gjatë këtyre ditëve Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, diskutoi së bashku me grupet e interesit për “Parkun e artit”, gjatë të cilit u ndal edhe tek një Muze për Filmin. Por, a mund të bëhet një muze filmi pa pyetur kineastët e karrierës. Regjisori Saimir Kumbaro, i cili ka qenë edhe një ndër mbështetësit e kësaj ideje rrëfen për “ReportTV” se:

“Deri më sot askush s’ka ardh që të më pyes, si ndërtohet një muze filmi?A është vetëm filmi shqiptar apo edhe i huaj, ai francez dhe ai italian. Për pjesën e filmit shqiptar, s’ka ardh asnjë. Ka mbet një dëshirë individuale pa asnjë lloj interesi, por vetëm atë që mbajmë ne mend, se çfarë dimë ne nga prodhimi kinematografik. unë fillimisht kam qenë me Huzen Hakanin, Dhimitër Anagnostit, Muharrem Fejzon, Piro Milkanin, derisa dola më vete. Më duket shumë e largët kjo ëndërr, se si e ka në mend Ministria e Kulturës pa na pyet ne, ndoshta kanë gjet ndonjë mekanizëm. nuk dic çfarë emri t’i vë? Pasi të ndërtosh muzeun e filmit pa pyet kineastët. më duket një ide shumë e largët, por të shohim rezultatin, se mbase e kanë menduar më mirë. Me ato që kanë mbet janë shumë pak, për të mos thënë aspak. Por, Kinostudio nuk është vetëm Saimir Kumbaro, janë Kristaq Mitro,  Esat Muzliu, Piro Milkani, plus që është edhe  dashamirës ndaj filmit. Nëse më kërkon dikush, do t’i shpjegoj këto gjëra. Për periudhën e pas vitit 1997, 'Dasma e Sakos'. Nuk ka as qendër kinematografike, me përjashtim të asaj që ka mbet në Arkivin e Filmit, ku drejtoresha bën përpjekje të vazhdueshme për të rigjallëruar artin e shtatë”, tregon Kumbaro.

Regjisori Kumbaro mendon se realizimi i një muzeu nënkupton materiale edhe objekte që të rrëfejnë historikun e kinematografisë shqiptare, përmes së cilës mund t’u flasin brezave të rinj

“Të besh muze, duhet që të ndërtosh manikina, t’i veshësh me kostumin e Ismail Qemalit apo të Mësonjëtores, duhet të paktën personazhet që të shpjegojnë, se si kanë qenë edhe çfarë historike kanë pas. Flas nëse do të bëj historikun e kinemasë shqiptare, nëse do të bësh të kinemasë të huaj, lidhu me botën. Nuk e di si e kanë projektin për Muzeun, por deri më tani që po flasim, nuk ka asnjë lloj interesi për ne. Na shikojnë si një organizëm, që e ka kryer punën e vet. Nuk është askush që të na pyes, se ku kanë qenë bankat e vjetra edhe ku janë sot. Nuk ka asgjë, nuk ka mbetur asgjë nga ish-Kinostudio “Shqipëria e re”. Pati një tentaiv në vitin 2010 nga ish –drejtori Fatmir Musai, por u la përgjysmë”., shprehet regjisori Saimir Kumbaro. 

Ndërtesa e ish-Kinostudios “Shqipëria e re” është projektuar nga një arkitekt rus. Punimet nisën në vitin 1948, edhe përfunduan në 10 korrik të vitit 1952 me ndihmën e Bashkimit Sovjetik.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Redon: 16/12/2020 19:59

    Keta kineastet te gajasin fare. Dashka ti merret mendim per muze. Po pse paguajme ne minister e kryeminister, per kete pune, qe te ideojne si behen muzete. Rri mos fol e ul koken si te gjithe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?