TIRANË - Sot shpallet konkursi për projektin e Muzeut “Besa” që i dedikohet historisë së shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky është muzeu i dytë që do të përfshijë historinë, traditën, kulturën dhe artin hebraik që do të ndërtohet në Tiranë ndërsa muzeu i parë do të jetë në Vlorë.Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama thotë se po hidhet njw hap i rwndwsishwm pa kthim pas ndwrsa muzeu "Besa" nuk do të ekspozojë vetëm dokumente e imazhe filmike por do u shërbejë atyre që duan të hyjnë më thellë me më shumë informacion.
Rama i cilëson si arkiv të tërë skenarësh për filma të bazuara në historitë e vërteta të Holokaustit të tmerrshëm. Kreu i qeverisë thotë se pas muzeut të Vlorës, synohet që të krijohet një vepër arkitektonike e kombinuar mes kësaj shtëpie tradicionale dhe një hapësirë moderne që do ta konceptojnë arkitektë, e cila do të shërbejë si një hapësirë e kulturës, e traditës, e historisë, e artit, e librit hebraik.
“Është një tjetër moment shumë i rëndësishëm për historinë dhe për zhvilimin urbanistik dhe për aktitekturën e Tiranës dhe më në fund besoj që do të marrim frymë të lehtësuar nga një barrë e kahershme detyrimi në raport me fëmijët tane dhe në raport me vizitorët e vendit tonë që lidhet me, mbase faqen më të lavdishme të historisë së shqiptarëve, shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se sa përpara Luftës së Dytë Botërore. Është një vend ku siç tregon i gjithë dokumentacioni historik, banorët nuk dorëzuan asnjë hebre të vetëm tek nazistët.
Është një vend ku historitë e shpëtimi të hebrenjve nga njerëzit e zakonshëm, nga familjet e zakonshme, nga familje myslimane, nga familje të krishtera, nga vetë Kleri katolik, janë një arkiv i tërë skenarësh për filma, që pa diskutimin do të rrinin me shumë dinjitet krah për krah Schindler's List dhe të tjera kreyveprave të kinematografisë të bazura në historitë e vërteta të njërës prej kasaphanave më të jashtëzakosnhme të historisë së njerëzimit, holokaustit të tmerrshëm.
Tani kemi nisur dhe fatmirësisht nuk është kjo vepra e parë, kjo është e dyta në radhë, pasi më parë së bashku me Fondin shqiptaro-amerikan, ne kemi nisur Muzeun e Hebrenjve në Vlorë.
Por nëse në rastin e Vlorës kemi një muze të hebrenjve ose më saktë të kësaj historie të shpëtimit hebre, këtu kemi ambicien që të shkojmë përtej, pra të kemi një vepër arkitektonike të kombinuar mes kësaj shtëpie tradicionale, një monument kulture në rrezik që i shtohet listës së monumenteve të shpëtuara të kulturës që është një listë shumë e gjatë dhe një hapësirë moderne që do ta konceptojnë arkitektë, e cila do të shërbejë si një hapësirë e kulturës, e traditës, e historisë, e artit, e librit hebraik dhe që për të cilën kemi nisur bisedimet me qeverinë e Izraelit”, tha Rama.
Kreu i qeverisë e cilëson këtë vepër të re si një destinacion i ri në qytet për të gjithë ata që duan të njihen me këtë faqe të lavdishme të historisë së shqiptarëve, por edhe për të rinjtë, edhe për punëtorët e mendjes në të gjitha fushat që kanë dëshirë të njihen nga afër me zhvillimet dhe po ashtu me momente të caktuara të historisë së shtetit të Izraelit.
“Pra, është si të thuash një hapësirë e kombinuar ku natyrisht shtëpia me “sekrete” të historisë së shpëtimit të hebrenjve është qendra e gravitetit të këtij projekti. E ku realisht na krijohet mundësia që do të dokumentojmë, të arkivojmë, të kemi një punë të mirëfilltë shkencore, e cila nuk nis faktikisht me muzeun, as në Vlorë, as këtu, por ka nisur prej kohësh dhe mund të përmend me shumë respekt dhe me shumë mirënjohje profesor Shaban Sinanin, i cili është një qëmtues shumë i përkushtuar dhe shumë i vëmendshëm i kësaj historisë, autor i disa veprave me shumë rëndësi në këtë drejtim dhe të tjerë që janë të lidhur me Akademinë tonë të Shkencave, që do të jenë patjetër një mbështetje shumë e rëndësishme për t’i dhënë jetën e përditshme këtij muzeu i të ri, i cili, jo thjeshtë do të mbledhë dhe do të ekspozojë fotografi, dokumenta apo imazhe filmike, por njëkohësisht do t’iu shërbejë atyre që duan të hyjnë më thellë me shumë më tepër informacion”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se sot shpallet konkursi me të gjitha kushtet për të pasur arkitekt dhe studio prestigjioze, siç faktikisht ka ndodhur me konkurset tona ndërkombëtare.
Muzeu Besa do të jetë një prej ndërtimeve bashkëkohore që do t’i shtohet në të ardhmen arkitekturës së kryeqytetit, i cili i hap udhë krijimit të një destinacioni të historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe të historisë, traditës, kulturës dhe artit hebraik. Për këtë qëllim, u shpall konkursi i hapur për propjekt ide, ku do të tërhiqen ekipe ndërkombëtare dhe kombëtare projektuesish arkitektë, restauratorë, pejsazhistë, kurator, etj
Konkursi do të zhvillohet në dy Faza: Në fazën e parë të aplikimit, kandidatët do të paraqesin përbërjen e ekipeve, kualifikimet, metodologjinë e punës dhe vizionin për sitin, duke përfshirë një koncept paraprak. Në fund të kësaj faze, juria do të përzgjedhë pesë skuadrat dhe konceptet më të mira, të cilët do të mund të vazhdojnë punën për fazën e dytë.
Në fazën e dytë, juria do të shqyrtojë propozimet e 5 ekipeve të përzgjedhura dhe do të zgjedhë propozimin fitues. Juria e konkursit do të përbëhet nga shtatë anëtarë, ekspertë vendas dhe të huaj me përvojë në fushën e arkitekturës, muzealizimit, kurimit të ekspozitave etj.
Në fjalën e tij, në çeljen e konkursit ndërkombëtar për projektin e Muzeut "Besa", i cili i hapi udhën krijimit të një destinacioni të historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe të historisë, traditës, kulturës dhe artit hebraik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky muze do të shërbejë për të na kujtuar ditët tona të lavdishme.
Ai tha se muzeu është edhe një përgjigje për cinikët që thonë ‘nuk bëhet’ për gjithçka dhe se ka ardhur koha për një besë ndaj njëri-tjetrit, atë të mos bllokimit të punëve publike në qytet, duke lënë mënjanë ndasitë.
"Ky projekt është revolucioni i vërtetë që do të lërë gjurmë në qytet. Është hera e parë në 103 vjet të Tiranës Kryeqytet kur shteti, qeveria, publikja, bashkia, institucionet që mbahen nga taksapaguesit, po heqin mënjanë paratë e taksapaguesve për të blerë një pronë private, që është një monument kulture, sepse privati nuk po e mirëmban. Po flas për Sarajet dhe Shtëpinë e Libohovitëve. Njëra do të kthehet në Muzeun Etnografik të Tiranës dhe tjetra në Muzeun Besa. Është një mënyrë për të kaluar nga historia e treguar dhe e rrëfyer, në diçka të qenësishme për qytetin", u shpreh Veliaj.
Gjithashtu, ai renditi disa nga punët e mira që janë bërë në Tiranë, për të cilat ka pasur kundërshtime e që sot janë kthyer në pika kyçe të qytetit.
“Beteja e parë në bashki ishte për Parkun e Liqenit të Tiranës, ku gjysma e një grupi parlamentar, luftonin këndet e lodrave për fëmijë me pistoleta. Pastaj, u transferuam te Amfiteatri te Liqeni, që gjithashtu është kthyer në një hapësirë moderne. Kur kujtoj Kopshtin Zoologjik, ku dikur luani ushqehej me patate dhe karrota, dhe si u desh të rikuperonim edhe atë hapësirë. Për ata që flasin për Sahatin e Tiranës, dikur sahati nuk punonte. Pallati i Maks Velos kishte degraduar totalisht. Sot shteti i ka blerë me vlerën e tregut të dyja shtëpitë, edhe të Ismail Kadaresë, edhe të Dritëro Agollit. E njëjta gjë ndodhi edhe me Shtëpinë e Gjetheve. Ideja e ruajtjes së qytetit është që të jetohet me frymë njeriu, se nëse s’ka frymë njeriu dhe degradon, atëherë cila është vlera? Nuk është ky identiteti ynë! Mbaj mend të njëjtin debat bëmë te Pazari i Ri. Kurse në ambientet siç ishin Sarajet, mbaj mend atë natë e gdhimë teksa zjarrfikëset luftonin me flakët, fatmirësisht u kap në dy minuta ai incident. Ishte vepër e atyre që donin të digjnin edhe shkollën Kosova”, tha Veliaj.
Kryeministri Edi Rama shtoi se Bashkia e Tiranës do garantojë suksesin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për qytetin. Ndërsa ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri me dije lajmin se pranë Kalasë së Tiranës do të krijohet një hapësirë dialogu, ku jo vetëm të huajt, por edhe fëmijët e kryeqytetit të mësojnë për ‘besën’. Margariti theksoi se kjo do jetë një tjetër prekje e bukur e Bashkisë së Tiranës, që gjithmonë i jep vëmendje zhvillimit të qytetit, duke e parë në dimensione moderne.
Investime vertete shume te vecanta dhe produktive
Përgjigjubravo ju qofte
PërgjigjuShum gjona po sillen rreth hebrenjve mos vall politika ne teresi dhe ti zoti rama di naj gjo per te ardhmen.Shqiptaret po shpopullohen po largohen me shpejtsi te ftikshme, izraelit i rrin shum i ngushte shteti qe kane.
PërgjigjuDo zoti e vijn tek ne e na kthejne ne cifute or teeeejjjjj
Tani vi skandali dhe tradhtia e radhes , dhe këti i duhet fasada mbrojtëse ( Muzeu Hebreik) . Sa i pështirë që është ,ky e shkatrroi Shqiperin dhe shkatrroi kulturen Shqiptare …
PërgjigjuMe ju ne krye populli shqiptar po njeh vetem perparim
PërgjigjuNe si popull e kemi treguar veten shum her duke mbeshtetur popujt ne nevoj
Përgjigjushume bukur akoma dhe me shume investime historike ne tirane
Përgjigjusuper nje tjeter investime ne tirane per artin dhe kulturen
PërgjigjuKeni krijuar nje shtet servil e vasal ndaj te huajve Cpun kemi ne qe ngrem nje muze per izraelitet Po ata e njohin gjenovidin qe eshte bere shqiptareve nga grekerit dhe serbet Apo kush pyet per shqiptaret
Përgjigju