Në një kohë kaq të vështirë që po përjetojmë, solidariteti dhe dashuria janë “armët” tonë më të forta në luftën me COVID-19.
Në kuadër të zgjerimit të fushatës së vaksinimit Britania e Madhe dhe Italia, kanë shndërruar muzetë e artit dhe kulturës në qendra të vaksinimit masiv.
Në kryeqytetin britanik, muzeu i Shkencës, Dudley's Black Country Living dhe disa muze të tjera tashmë kanë vaksinuar qytetarët e parë.
E njëjta procedurë po zhvillohet edhe në Itali nga veriu ne jug duke shfrytëzuar çdo hapësirë për të zgjeruar fushatën e vaksinimit.
Rajoni i Napolit është një ndër më të “ndërgjegjësuarit” për këtë nisëm pasi shumë nga muzetë, tashmë janë qendra vaksinimi.
“Muzetë e para në botë kanë qenë spitale. Tani dëshirojmë t'i kthejmë në favorin tonë duke i bërë të disponoheshe për planin kombëtar të vaksinimit.”, tha drejtori i një muzeu.
Përveç muzeve, në Itali, teatret e shfaqjeve të modës së Armani, Prada dhe Gucci, janë shndërruar gjithashtu në qendra vaksinimi me qëllim për të ndihmuar sado pak presionin mbi sistemit shëndetësor.