Kultura

Muzeu Arkeologjik i Korçës në restaurim, pritet të hapet për publikun në Maj

28 Janar, 10:14| Përditesimi: 28 Janar, 11:02

  • Share

Ka nisur restaurimi i plotë i Muzeut Arkeologjik të Korçës një ndër asetet më të rëndësishme të juglindjes, i cili është vendosur në një objekt të vitit 1870.

Në fazën e parë të nisur tashmë parashikohet rikonstruktimi i godinës, ndërsa në nje fazë të dytë të projektit pritet të kryhet muzealizimi dhe çelja e ekspozitave të përhershme.

Dorian Kallanxhi përgjegjës i muzeut arkeologjik tha se zbulimet e fundit arkeologjike mund te pasurojnë fondin e Muzeut Arkeologjik dhe të shtojnë potencialin turistik të ketij objekti.

Nga ana tjetër juglindja është nje ndër zonat me numrin më të lartë të ekspozitave arkeologjike në vend, ku numri i vendbanimeve të hershme të zbuluara është tepër i lartë, ndërsa objekte nga këto zbulime pritet të vendosen në këtë muze pas hapjes.

Muzeu Akreologjik i Korçës është njeri prej 7 muzeumeve të qytetit, i cili pritet të hapë dyert për vizitorët në Maj 2025.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?