Muzeu Etnografik i Elbasanit mbyllet për 6 muaj! Do i nënshtrohet restaurimit të plotë

23 Tetor, 17:32| Përditesimi: 23 Tetor, 21:42

  • Share

Në një kohë kur turizmi i trashëgimisë kulturore njeh rritje në stinën e vjeshtës Muzeu Etnografik i Elbasanit do të mbyllet për një periudhë prej 4 -6 muaj. Mbyllja e shtëpisë karakteristike elbasanase bëhet pasi në të do të kryhen punime restauruese të nevojshme për shkak të amortizimit të çatisë, dyshemesë, dyerve, dritareve etj. Drejtori i muzeut, Kliton Kapaj, shprehet se nga ndërtimi i muzeut në vitin 1986, ky është rikonstruksioni më i plotë që kryhet në të.

“Restaurimi i godinës ishte i nevojshëm pasi objekti i trashëgimisë kulturore rrezikonte degradimin. Muzeu Etnografik i Elbasanit është ndalesa e parë për të gjithë turistët që vizitojnë qytetin”, tha ai.

Muzeu  Etnografik i  Elbasanit mbart një pasuri të çmuar të historisë së qytetit dhe vizitohet  nga qindra e mijëra të huaj. Po kështu ndërtesa shquhet për mënyrën e ndërtimit dhe arkitekturën mjaft të veçantë.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?