Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor
Kultura

Muzeu Historik 5 muaj kyçur⁄ Ministria e Kulturës nis këtë javë zëvendësimin e kompensatave

12 Prill, 16:20| Përditesimi: 12 Prill, 17:26

Muzeu Historik Kombëtar, pesë muaj nga dëmtimet që u bënë gjatë protestave të dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës vazhdon ende që të jetë i kyçur.

Ndonëse, për turistët e huaj që kanë qenë në Tiranë gjatë këtyre muajve, një ndër të paktat alternativa për të vizituar është ky institucion, për të moshuarit vendas hapësirat përreth tij janë kthyer në një vend ku mund të shullëhen.

Ministria e Kulturës, në fillim të muajit mars shpalli procedurën e konkurrimit publik me objekt: “Ndërhyrje emergjente në vetratat e fasadës kryesore, në Muzeun Historik Kombëtar”. 

Ndërkohë, që thirrja vazhdon ende të qëndrojë e publikuar në faqen e këtij institucioni, burimet nga MK pohojnë se zbatimi i projektit nga firma që është shpall fituese do të kushtojë rreth 1.2 milion lekë, edhe punimet do të nisin brenda kësaj jave. Pra rreth 10 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. 

Gjatë këtyre pesë muajve, e vetmja sallë që ka funksionuar, është ajo  e ekspozitave, që huazohet me qira për artistët pamorë. Ndërsa, atriumi është përdorur për diskutime nga studiues dhe shkrimtarë mbi letërsinë shqipe dhe për promovime librash.

Ndërsa, është realizuar një projekt për restaurimin e fasadës së degraduar të Mozaikut të Tiranës, edhe pritet që falë mbështetjes së Bashkimi Evropian me 700 mije euro të nis zbatimi i tij, premtimet për restaurimin e muzeut janë të kahershme. Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Komisioni Shtetëror i Muzeve parashikonte në 2018-n, se në listën e prioriteteve për vitin 2017 deri në 2021-in do të ishte dhe “Restaurimi, rikonstruksioni dhe riformulimi i linjës muzeore në Muzeun Historik Kombëtar”.

v.d.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?