Kultura

Muzeu i Bankës ekspozon objekte me vlerë historike! Marrëveshja me Akademinë, Sejko: Plotëson historikun monetar

19 Shkurt, 13:24| Përditesimi: 19 Shkurt, 15:44

  • Share

Në Muzeun e Bankës së Shqipërisë do të ekspozohen disa objekte numizmatike dhe arkeologjike që janë në administrim të Akademisë së Shkencave. Në fjalën e tij përshëndetëse akad. Gjinushi vlerësoi bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë në organizimin e veprimtarive të përbashkëta në fushën e ekonomisë dhe financave e veçanërisht në ekspozimin në muzeun e Bankës të dhjetëra monedhave të periudhës kryesisht ilire e disa objekteve arkeologjike. Ai tha se kjo ekspozitë mundëson njohjen e publikut të gjerë vendas e të huaj me dëshmi të lashtësisë së kulturës së popullit shqiptar. 

Këto objekte tregojnë se Akademia e Shkencave nuk është thjesht pohuese e lashtësisë së origjinës së popullit shqiptar, por vërtetuese e promovuese e tyre.”, - thotë Skënder Gjinushi, drejtues i ASH-s

Sipas marrëveshjes së dakordësuar, në Muzeun e Bankës së Shqipërisë do të ekspozohen 19 objekte arkeologjike me vlera të zakonshme dhe 210 monedhave numizmatike, pjesë e fondit të Institutit të Arkeologjisë.

“Muzeu i Bankës së Shqipërisë nuk është vetëm një njësi e këtij institucioni, por edhe një qendër e ruajtjes së kujtesës historike dhe kombëtare, në shërbim të edukimit dhe formimit të publikut. Në këtë kontekst, ky koleksion plotëson historikun monetar të paraqitur në muzeun e Bankës së Shqipërisë. Ai përfaqëson një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë historike, duke ofruar dëshmi të pakundërshtueshme për zhvillimin e shkëmbimit paramonetar, prerjen dhe qarkullimin e monedhës në trojet tona gjatë prehistorisë dhe antikitetit. Përmbajtja e kësaj ekspozite, është jo vetëm pjesë e kujtesës historike e kombëtare por edhe një platformë e fuqishme për edukimin financiar.”, - thotë guvernatori i BSH-së, Gent Sejko.

Që prej vitit 2015, Banka e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave, kanë zhvilluar një sërë bashkëpunimesh së bashku me profesorët dhe studiuesit e saj nga Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Historisë, duke kontribuuar në hartimin e platformës shkencore të Muzeut të Bankës së Shqipërisë dhe pasurimin e ekspozitës së tij të përhershme.

Falë partneritetit mes dy insitucioneve tematika e parasë dhe historisë monetare të Shqipërisë është paraqitur për vizitorët në një dimension më të plotë, duke e tejkaluar historinë e ngushtë të bankës qendrore dhe ofruar një panoramë më të gjerë të zhvillimeve ekonomike dhe kulturore të rajonit.

 

 

 

 

B.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?