Politikë

Muzeu i Lundrimit në Shkodër, Beci inspekton punimet: Kthen hyrjen e qytetit në një zonë moderne dhe të zhvilluar

1 Tetor, 16:40| Përditesimi: 1 Tetor, 16:52

  • Share

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, inspektoi sot punimet në Muzeun e Lundrimit, një investim i rëndësishëm që pritet ta bëjë të veçantë projektin transformues të hyrjes së qytetit.

Së bashku me portin dhe parkun e rekreacionit, më i madhi i ndërtuar ndonjëherë në Shkodër, kjo hapësirë do ta kthejë hyrjen e qytetit në një zonë moderne dhe të zhvilluar, u shpreh kryebashkiaku gjatë inspektimit.

Punimet pritet të përfundojnë në qershor të vitit të ardhshëm, kur muzeu do të plotësohet edhe me sheshin e ri të eventeve, një hapësirë bashkëkohore e konceptuar për aktivitete kulturore dhe artistike.

Ky investim do të sjellë një identitet të ri për Shkodrën, duke e pozicionuar atë si një qytet europian, ku kultura, historia dhe zhvillimi urban ecin krah për krah.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Musa: 01/10/2025 21:02

    Përpara jeni tuj ec shum mir.Obligim mi ba SHKODREN LULE si ka kjen.Musa boleviq KRAJA--ULQIN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?