Njerëzit në radhë jashtë muzeut të Luvrit
Dita e diel ka shënuar radhë të gjata jashtë muzeut të Luvrit në Paris, për shkak se dyert e saj kanë qëndruar të mbyllura për të parandaluar përhapen e mundshme të koronavirusit.
Shqetësimet dhe rastet e reja të të infektuarave me koronavirus, kanë bërë që autoritete e muzeut të marrin masa duke e mbyllur atë gjatë të dielës.
Muzeu i Luvrit është një nga më të vizituarit në botë, ku turistët vijnë nga e të gjithë vendet, përfshirë edhe ato që ndodhen në hartën e kuqe të prekjes nga koronavirusi.
"Luvri është një hapësirë e mbyllur që mirëpret më shumë se 5 000 njerëz në ditë. Ekziston një shqetësim i vërtetë nga ana e stafit." tha për përfaqësues i muzeut duke shpjeguar pse dyert e saj qëndruan mbyllur gjatë të dielës.
Një ditë më parë edhe qeveria franceze ndaloi të gjitha tubimet mbi 5000 persona në 'hapësira të kufizuara' pikërisht për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri.
Deri tani, Franca ka raportuar 100 raste të prekura me koronavirus dhe 2 viktima.
Lajmi kryesor: