Politikë

Muzhaqi: 314 të rinj përfunduan me sukses Thirrjen e Tetë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

15 Dhjetor 2023, 03:05| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 22:09

  • Share

Në ceremoninë përmbyllëse të Thirrjes së Tetë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, në të cilën 314 të rinj që mbaruan me sukses praktikën 3 mujore u kurorëzuan me certifikata, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët u shpreh 

“Jam e lumtur që 314 të rinj kanë hedhur një hap të ri në karrierën e tyre. Me anë të praktikës 3 mujore në institucionet e adminisitratës shtetërore, biznese dhe organizata jofitimprurëse jo vetëm keni praktikuar njohuritë e juaja, por edhe keni fituar aftësi të reja relevante për profesionin tuaj.” 

Më tej ministrja Muzhaqi shtoi se një pjesë e të rinjve do të punësohen me kontratë pune 1 vjeçare, në varësi të institucioneve pritëse.

“Sipas nevojave të institucioneve pritëse, një pjesë e juaja do të punësohen me kontratë pune 1 vjeçare, por për pjesën tjetër dua të theksoj se certifikata që po merrni sot njihet si përvojë pune nga DAP dhe do të jetë avantazh i juaji në rast se aplikoni për një pozicion pune.” tha ministrja Muzhaqi duke iu uruar suksese të rinjve në hapat e mëtejshëm të jetës.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?