Muzhaqi: Hapen aplikimet për projekt-propozime për të të rinjtë, afati deri më 16 maj

17 Prill, 14:16| Përditesimi: 17 Prill, 14:19

  • Share

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar ditën e sotme shpalljen e thirrjes së katërt të Agjencisë Kombëtare të Rinisë për projekt-propozime rinore drejtuar organizatave rinore dhe për të rinjtë.

Përsa i përket prioriteteve të thirrjes së katërt për projekt-propozime rinore ministrja Bora Muzhaqi shprehet se “thirrja synon të adresojë tre prioritetet e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029:  

– Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe mbështetja e aktivizmit shoqëror dhe qytetar të tyre.
– Nxitja e punëve të denja dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës.
– Mbështetja e mirëqenies aktive, të shëndetshme, fizike, sociale, kulturore dhe mendore e të rinjve.” 

“Thirrja e katërt për projekt-propozime rinore shënon një hap të rëndësishëm në vijueshmërinë e mbështetjes së iniciativave rinore” tha ministrja Muzhaqi. 

Thirrja do të qëndrojë e hapur për 30 ditë, duke filluar nga data 17 prill deri më 16 maj 2024.

Më shumë informacione për kriteret dhe procedurat e aplikimit mund të gjeni në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë: https://rinia.gov.al/thirrja-e-katert-per-projekt-propozime/

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?