Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Politikë

Muzhaqi: Këshillat Vendorë Rinorë në 61 bashki të vendit do të luajnë një rol thelbësor në zbatimin e programit të Garancisë Rinore, një program i Bashkimit Evropian

16 Qershor, 21:09| Përditesimi: 16 Qershor, 21:13

  • Share

Shkolla Profesionale “Gjergji Canco” priti sot një vizitë të nivelit të lartë me fokus te politikat rinore dhe nismat që fuqizojnë të rinjtë në Shqipëri, me theks të veçantë te Garancia Rinore. 

Takimi u zhvillua në prani të Komisionerit të BE-së për Drejtësinë Ndërbreznore, Rininë, Kulturën dhe Sportin, Glenn Micallef; Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi; Zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, zOlta Manjani; si dhe përfaqësuesve të lartë të institucioneve ndërkombëtare dhe shqiptare, përfshirë Delegacionin e BE-së në Shqipëri, UNDP dhe UNICEF.

Ky takim u fokusua te roli i të rinjve në shoqëri dhe rëndësia e përfshirjes së tyre aktive në proceset vendimmarrëse, arsiminprofesional dhe nismat që nxisin pjesëmarrjen dhe punësimin rinor.

Komisioneri Micallef vlerësoi politikat rinore të ndërmarra nga qeveria shqiptare teksa u shpreh  “se ka një vrull dhe entuziazëm të vërtetë për politika të fokusuara te rinia në Shqipëri”.

Ministrja Muzhaqi theksoi në fjalën e saj se një nga qëllimet kryesore të punës së saj si Ministre për Rininë ka qenë fuqizimi i zërit të të rinjve dhe krijimi i hapësirave ku ata janë aktorë të vërtetë, e jo vetëm dëgjues.

Ajo theksoi ngritjen e 61 Këshillave Vendorë Rinorë në të gjitha bashkitë e vendit dhe krijimin e Këshillit Kombëtar Rinor si mekanizma për të përfaqësuar interesat dhe zërin e të rinjve në nivel lokal e kombëtar.

"Mekanizma këto që do të kenë një rol të posaçëm në zbatimin e programit të Garancisë Rinore, një program i cili ofron një mundësi trajnimi, edukimi apo punësimi për çdo të ri brenda 4 muajve nga aplikimi tek zyrat e punës. Programi i Garancisë Rinore është pilotuar me sukses në 3 qarqe, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, me 1,082 përfitues të drejtpërdrejtë. Një tjetër element thelbësor."-vijoi Muzhaqi, është mbështetja për organizatat e shoqërisë civile që punojnë me të rinjtë, përmes një metodologjie të standardeve evropiane.

Ministrja prezantoi gjithashtu dy programe të reja, siç është mbështetja për të rinjtë e talentuar që u mundëson pjesëmarrje në gara ndërkombëtare me mbulim të plotë financiar nga shteti, dhe financimin e grupeve informale rinore ku çdo grup me katër të rinj mund të regjistrohet dhe të përfitojë deri në 10 mijë eurombështeje për nisma komunitare që ata vetë mund të zbatojnë në qytetet ku jetojnë.

Por, fuqizimi i të rinjëve parashikon dhe angazhimin e tyre profesional. Në këtë drejtim, Ministrja prezantoi ndryshimet e bëra në prpjektin e Praktikave Kombëtare të Punës.

Gjatë takimit një hapësirë të rëndësishme mori diskutimi mes të rinjve pjesëmarrës përfitues të Garancisë Rinore, të Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm dhe Ambasadorëve të Rinj Europianë me përfaqësuesit e lartë, duke ndarë përvojat, sfidat dhe aspiratat e tyre për të ardhmen.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore: 16/06/2025 21:22

    Mire o Muzhaqi po ulja pak cmimin dhe Pfanner se as dogane nuk paguan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?