Muzhaqi tregon projektet e qeverisë: Duam që fëmijët të zhvillojnë talentet, bëjmë kurse edhe për zeje e bujqësi! Për bullizmin bëjmë trajnim për vetëmbrojtje

1 Qershor 2023, 20:11| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 20:38

  • Share

Sot është dita ndërkombëtare e fëmijëve. Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka treguar projektet e radhës të qeverisë si kodimi, bujqësia, arti dhe fusha të tjera të ndryshme që të zhvillojnë talentet.

Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Muzhaqi tha se prisnin që të kishin pak fëmijë të regjistruar në kurse jashtëshkollore por në fakt janë më shumë dhe planifikojnë të dyfishojnë shifrat.

“Një nga programet e mia të preferuara është kodimi për klasën e parë. Më vjen të mirë të raportoj që përtej të gjithë skepticizmit, ka qenë shumë i suksesshëm si program. Pra një fëmijë i klasës së parë e di si ta mësojë personazhin e lojës e të bëjë lëngjet e frutave. Kështu mësojnë edhe logjikën e kafshëve dhe pjesën e kodimit. Ne s’do mbetemi te klasa e parë, kemi përgatitur kurrikulën për klasën e dytë. Për këto 100 shkolla që patëm pilotimin te klasa e parë, do e shtrijmë më tej për të realizuar 200 laboratorët e radhës dhe jemi në projekt për 684 laboratorët e mbetur për t’u siguruar që e gjithë Shqipëria të jetë pjesë e këtij program.

Koncepti ynë është që fëmijët të zhvillojnë talentet në fusha si arti, muzika, teatri, zejet tradicionale, qëndisje, punë me grep, poçeri e krijime në baltë. Ofrojmë kurset në varësi të shkollave dhe zonave. Nuk mund të lëmë mënjanë edhe teknologjinë e bujqësinë për të mbjellë bimë e perime”, tha Bora Muzhaqi.

Ditën e nesërme, Muzhaqi tha se do të kenë një minipanair për të gjithë punimet në fushën e arteve dhe zejeve. Sa i përket festës së 1 qershorit, Muzhaqi tha se prindërit janë të kënaqur që falë projekteve të qeverisë, fëmijët qëndrojnë më pak para tabletave.

“1 qershori ka qenë një festë e bukur dhe një nga aktivitetet ka qenë promovimi i një pjese të re të një prej programeve tona ekzistuese. Dikur kemi folur për ekipet sportive që kishin filluar për pjesën e klasave të gjashtë e të nënta deri te gjimnazet, por tani kemi futur vogëlushet 8-10 vjec që po krijojnë ekipet e para. Pjesa e rëndësishme është që prindërit janë të kënaqur se fëmijët rrinë më gjatë në shkollë, bëjnë dicka produktive e kur shkojnë në shtëpi janë më energjik e s’rrinë para tabletave”, tha Muzhaqi.

Sa i përket mbrojtjes së fëmijëve ndaj bullizmit, Muzhaqi tha se ka rritje të lartë dhe duket si dicka që prek të rinjtë më shumë se fëmijët. Ministrja u shpreh se kanë një koncept që fëmijët të identifikojnë kur janë në situatë rreziku dhe hapat që duhet të marrin.

“Është një trajnim për të qenë i sigurt. Kur janë të vegjël nuk e kuptojnë gjithmonë. Është me dëshirë, ne se kemi vendosur në kurrikulë. Ka shumë vajza e djem të regjistruar. Është program që vjen nga Izraeli që prej traumave ka ngritur një kompani mbi konceptin e vetëmbrojtjes dhe ka 5 hapa se çfarë duhet të bësh, si të thuash ndalo, si të kërkosh ndihmë e si të mbrohesh kur je në situatë rreziku fizike”, tha Muzhaqi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledina: 02/06/2023 08:26

    Ne vend te Ministrise se Rinise, Rama ben mire te ngreje Ministrin e Industrise Ushqimore, me te njejten ministre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?