Muzhaqi viziton lumin Vjosa bashkë me të rinjtë: Detyrë e jona të ruajmë bukuritë natyrore

15 Shtator 2023, 15:55| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 15:57

  • Share

Në prag të Ditës Botërore të Pastrimit, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka vizituar qytetin e Përmetit. E shoqëruar nga kryetarja e bashkisë Alma Hoxha, së bashku me anëtarët e Këshillit Vendor Rinor Përmet dhe të rinjtë e zonës, u ndalën pranë lumit “Vjosa”, i cili së fundmi është shpallur park kombëtar.

“Angazhimi i të rinjve për mirëmbajtjen e ambientit është thelbësor dhe detyrë e çdo individi që t’i dhurojmë njëri-tjetrit një jetesë më cilësore, duke ruajtur ambientet e përbashkëta dhe bukuritë e mrekullueshme natyrore që vendi ynë zotëron.” u shpreh ministrja Muzhaqi teksa ulur këmbëkryq me të rinjtë e qytetit të Përmetit bisedonin me njëri-tjetrin.

Gjatë bisedës ku Këshilli Vendor Rinor ka treguar rreth punëve që kanë bërë deri më tani, të rinjtë e zonës kanë shprehur edhe çështjet që i shqetësojnë si përfshirja në jetën sociale, për të cilën tashmë bashkia e ka gjetur zgjidhjen. Aktualisht po ndërtohet një qendër rinore për të rinjtë e Përmetit, e cila do të jetë funksionale së shpejti që të rinjtë të kalojnë kohë cilësore me njëri-tjetrin.

Fokus i këtij takimi ishte sigurisht shpallja e lumit “Vjosa” park kombëtar dhe mënyrat se si secili prej qytetarëve mund të kontribuojë për mirëmbajtjen e tij.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?