Pjesë muzikore nga kompozitorë të njohur si Vivaldi, Sarasate, Acolay dhe Kreisler kanë sjellë një atmosferë të ngrohtë në sallën e Pallatit të Kulturës në Lezhë gjatë koncertit të parë recital të violinistes së re, Melisa Figuri.
Interpretimi i saj u shoqërua nga Orkestra e Harqeve e Radio Televizionit Shqiptar nën dirigjimin e Gridi Krajës.
“Publiku është shumë i dashur! Ne luajtëm me një violiniste të re, që luan në mënyrë të shkëlqyer dhe premton shumë për të ardhmen”, tha dirigjenti.
“Kam bërë maksimumin tim dhe shpresoj të kem shkuar në zemrat e atyre që e duan muzikën”, tha violinistja.
Koncerti recital i violinistes, Melisa Figuri zgjati rreth 60 minuta, duke dhuruar mjaft emocione tek publiku i cili e ka ndjekur me mjaft vëmendje.
Komente
