Muzikali ‘Mamma mia’, për herë të parë në Tiranë, Veliaj: Mos mungoni

25 Korrik 2023, 14:50| Përditesimi: 25 Korrik 2023, 14:51

  • Share

Muzikali “Mamma Mia”, komedia muzikore e cila është bazuar në këngët më të njohura të grupit muzikor ABBA, me të cilat janë apasionuar breza të shumtë ndër vite, do të vijë për herë të parë në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës. Kjo shfaqje artistike vjen me libret të përshtatur në shqip dhe me këngët origjinale në anglisht

. “Mos mungoni në shfaqjen më energjike të korrikut! Sot dhe nesër, Amfiteatri i Tiranës ju mirëpret me shfaqjen “Mamma Mia” - teatër muzikor bazuar në këngët e grupit ABBA. Eja edhe ti! Biletat i gjeni pranë Amfiteatrit të Tiranës; 17:00-21:00. Shfaqja nis në 21:00”, shkruan Veliaj.

Kasta e aktorëve përbëhet nga emra të njohur të artit, si Elia Zaharia, Amos Zaharia, Gerta Mahmutaj, Donald Shehu, Ina Morinaj, Rea Nuhu, Endri Kaçaçi, Igli Zarka etj.

Kjo shfaqje artistike ndërtohet mbi 3 disiplina të artit, kërcimin, këndimin dhe aktrimin. Komedia muzikore “Mamma Mia”, e cila realizohet me regji të Altin Bashës dhe skenografi të Iliriana Bashës, do të vihet në skenë për dy netë radhazi, më 25 dhe 26 korrik, në orën 21:00. 

Biletat shiten me çmimin 500 lekë pranë biletarisë së Teatrit Kombëtar ArTurbina.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?