Art, muzikë, aktivitete sportive, promovim dhe kujdes për mjedisin. Kjo është motoja e edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike që po mbahen në Shëngjin.
Mijëra të rinj shqiptarë dhe të huaj janë bërë pjesë e kësaj atmosfere festive elektrizuese në këtë fillim qershori ku 75 artistë me famë botërore, luajnë muzikë përgjatë 24 orëve në tre skena të vendosura në zonën e Ranës së Hedhun.
Të ardhur nga Kosova, Italia dhe Gjermania një pjesë e tursitëve thonë se janë të surprizuar me bukuritë e Shëngjinit e Shqipërisë.
“Kam lindur në Gjenevë. Unë jam nga Martinejt. Më pëlqen ky Festival. Çdo gjë është shumë e mirë këtu. Më pëlqen ky festival, ka këngë të mira”.
“Unë jam nga Gjermania. Më pëlqen Shqipëri është hera ime e parë që vij këtu. Çdo gjë është perfekt këtu”
Vij nga Gjermania. Është hera ime e parë që vij këtu. Tradita është perfekte. E dua këtë vend pasi është një qytet vërtet i bukur”
“Vij nga Kosova. Muzika është e mirë, koha është shume e mirë , njerëzit janë të mirë. Në përgjithësi atmosfera është e mirë dhe po kënaqemi si vitin e kaluar”.
Edicioni i tretë i Festivalit ndërkombëtar të Muzikës Elektronike UNUM, do të vijojë deri me 6 qershor në Shëngjin. Ky festival i ka dhënë gjallëri këtij bregdeti duke tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.
Dyndja e qytetarëve për t'iu bashkuar festivalit ndërkombëtar të muzikës elektronike që po mbahet në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin ka sjellë trafik të rënduar mbrëmjen e kësaj te shtune. Që prej ores 19:00 të ditës së sotme është krijuar rradhë kilometrike automjetesh nga zona e knallës në Shëngjin në rrugën nga Knall drejt Ranës së Hedhur. Kjo situatë ka krijuar kaos në lëvizje, nderkohë që efektiv të policisë rrugore dhe asaj të rendit janë vendosur në disa pika për të lehtësuar sadopak lëvizjen e automjeteve.