Foto ilustruese

Muzikë live në kohë koronavirusi, gjobitet me 1 mln lekë lokali në Durrës

8 Korrik 2020, 10:13| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 10:22

  • Share

DURRËS- Muzika live në kohë koronavirusii ka kushtuar pronarit të një lokali në qytetin e Durrësit 1 mln lekë të reja gjobë.

Lokali në pronësi të 41-vjeçarit të identifikuar me inicialet G.S., në lagjen nr. 14, Durrës ishte pa licencë, njoftojnë burimet, e mbi të gjitha ishte në thyerje të rregullave të marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

"G. S., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lokalin e tij "Muzikë live", në lagjen nr. 14, Durrës, duke ushtruar aktivitetin pa licencë dhe duke vendosur muzikë të lartë. Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, pika 2, datë 15.03.2020, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndaj këtij subjekti u vendos masë administrative 1 milion lekë të reja", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?