DURRËS- Në kuadër të kontrolleve për zbatimin e planit të masave anti-COVID-19, policia e Durrësit ka evidentuar një tjetër rast shkeljeje.
Në mënyrë të përsëritur, lokali në pronësi të E.T, 37 vjeç ushtronte aktivitet me muzikë, duke thyer rregullat e vendosura nga organet kompetente. Shkelësi, mori menjëherë masën administrative prej 3.000.000 lekësh.
37-vjeçari u procedua penalisht edhe për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moszbatimi i masave të autoritete shtetërore gjatë gjendjes së pandemisë”.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale pajisjet shtetasin E. T., 37 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës.
Një tjetër person, 35-vjeçari, Sh. M është arrestuar, pasi pas një konflikti në një lokal në lagjen nr.12, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar dhe ka goditur mënyrë të përsëritur punonjësit e Policisë.
Policia e Durrësit, ka arrestuar 48-vjeçarin M.B, pasi u kap duke drejtuar motorin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.