'Muzikë për Shpresën dhe një lutje për botën', Andrea Bocelli koncert live nga Katedralja e Duomos në Milano

12 Prill 2020, 18:30| Përditesimi: 12 Prill 2020, 19:46

  • Share

Kjo e Diel e Pashkëve është ndryshe nga çdo tjetër, miliona njerëz në mbarë botën po qëndrojnë në shtëpi, larg familjeve të tyre, kishave dhe komuniteteve, për të respektuar distancimin shoqëror për parandalimin e rritjes së infeksioneve nga Koronavirusi.

Të izoluar, të vetmuar, të pashpresë, dikush i prekur nga ky virus, e dikush në zi për humbjen e njerëzve të dashur për shkak të tij, sot bota ka më shumë se kurrë nevojë për mesazhe shprese, besimi dhe gëzimi se në fund të gjithë kësaj pandemia njerëzit do ja dalin dhe do të jenë më të bashkuar.

Pikërisht këtë mesazh uniteti dhe shpresë në këto kohë të vështira, përcolli përmes muzikës së tij Andrea Bocelli nga Katedralja historike e Duomos në Milano.

"Muzikë për shpresën" është cilësuar koncerti i Bocellit që u transmetua në kanalin e tij në youtube si "një lutje" për botën për të mos humbur shpresën.  

Këngëtari i operës Andrea Bocelli performoi një kolazh me këngë të shenjta si "Ave Maria" dhe "Sancta Maria" në koncertin për Pashkët.  

Ora 21:05
'Gëzuar Pashkët' me muzikë... Artistët e Teatrit 'La Scala' në Itali interpretojnë 'Canone Di Pachelbel'

Artistët e filarmonisë së Teatrit 'La Scala' në Itali kanë uruar me muzikë 'Pashkë të Gëzuara'. Ndonëse këto Pashkë ishin ndryshe nga të tjerat, me kisha të boshatisura nga besimtarët dhe përqafime të munguara mes njëri tjetrit, artistët kanë përcjellë përmes muzikës thirrjen kumbuese se bashkë do ia dalim.
E famshmja 'Canone Di Pachelbel' ka ardhur nga këto artistë si mbështetje ndaj të gjithë atyre që festimet e Pashkëve i kanë zëvëndësuar me misionin e rëndësishëm, për të shpëtuar sa më shumë jetë nga virusi vdekjeprurës, Covid-19, mjekët, infermierët, forcat e rendit, emergjencat civile dhe të gjithë të tjerët që ndihmojnë ata që vuajnë.

Ora 21:00
Pashkët/ Dy artistët sjellin 'Hallelujah': Mos lejo asgjë të të mbushë me aq pikëllim sa të harrosh lumturinë për ringjalljen e Krishtit

Pashkët e 2020 do të jenë të paharruara... Koronavirus bëri që vendi i besimtarëve në kisha të mbetet bosh, po ndoshta i bëri njerëzit më të ndërgjegjshëm dhe më vlerësues ndaj rëndësisë së besimit. Bëri që zëri për dashurinë dhe jetën të buçasë edhe më fort.
Të shumtë kanë qenë ata që kanë uruar me art Pashkë të gëzuara, ndërkohë që dy artistët Jozef Bushi dhe Merald Shtalbi kanë zgjedhur një mënyrë mjaft emocionuese për të uruar këtë të diel të Pashkëve.
Ata kanë interpretuar në violinë dhe piano, me maska dhe të veshur në të bardhë 'Hallelujah' dhe e kanë ndarë në rrjetet sociale këtë video të shoqëruar me shprehjen e shenjtores shqiptare, Nënë Terezës: Mos lejo asgjë të të mbushë me aq pikëllim sa të harrosh lumturinë për ringjalljen e Krishtit! 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?