Qindra motoristë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Greqia, pushtuan rrugët dhe sheshet kryesore të Korçës, duke sjellë gjallëri dhe emocione unike.
Kjo festë kulmoi të shtunën mbrëma me paradën madhështore të motoristëve në bulevardet e qytetit, ndërsa sheshi përpara Katedrales u shndërrua në një skenë të hapur me muzikë live, atmosferë festive dhe aktivitete të shumta që promovojnë kulturën motoristike dhe turizmin vendas.
Sipas organizatorëve, festivali mblodhi mbi 500 motoristë, të ndarë në grupe nga Shqipëria dhe jashtë saj.
Për shumë prej tyre, pjesëmarrja nuk është rastësore. Festivali përfaqëson më shumë se një takim sezonal ,është një stil jetese dhe një lidhje emocionale me motorrat.
Historitë e tyre rrëfejnë pasionin që ka sfiduar kohën dhe distancën.
Festivali “Moto & Rock” solli në Korçë jo vetëm motoristë nga rajoni, por edhe shumë vizitorë që shijuan atmosferën e gjallë dhe muzikën rock. Ky aktivitet po kthehet në një traditë të dashur për qytetin dhe një mënyrë e veçantë për të promovuar turizmin dhe mikpritjen korçare.
Komente
