Foto ilustruese

Muzikë të lartë pas orës 20:00, gjobiten 5 lokale në Durrës në zonën e plazhit

13 Shtator 2020, 09:32| Përditesimi: 13 Shtator 2020, 09:34

  • Share

DURRËS- Ndalimi i muzikës me zë të lartë pas orës 20:00 nuk është respektuar nga një pjesë e mirë e bizneseve, e për pasojë janë ndëshkuar.

Më konkretisht, 5 lokale në lagjen nr.13, Plazh, Durrës janë gjobitur pasi edhe pse kishte kaluar ora 20:00, nuk kishin ulur zërin e muzikës. Ndaj tyre është vendosur gjobë 1.000.000 lekë gjobë, pasi kanë shkelur aktin Normativ kundër përhapjes së COVID-it. 

"Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me  qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ndëshkohen me nga 1.000.000 lekë gjobë, 5 pronarë të 5 subjekteve në Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me  qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar 5 subjekte në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektet me pronarë  shtetasit V.Q., M.K., A.I., E.M. dhe A.I., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative masë administrative me nga 1.000.000 lekë për secilin. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?