Muzikë tradicionale, spektakli azerbajxhanas në Tiranë! ‘Show’ i artistit Natig Shirinov që krijoi 12 tipe daullesh, ‘tur’ virtual nga toka e zjarrit

2 Shtator 2023, 16:35| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 21:18

  • Share

Javët Kulturore Ndërkombëtare, prej 31 gushtit kanë sjellë në Shqipëri, jehonën e Azerbajxhanit.

Mbrëmjen e së premtes u ngjit në skenën e improvizuar në sheshin “Skënderbej” grupi i njohur ‘Natig’, që performon muzikë tradicionale azerbajxhanase.

Krahas shfaqjes në skenë, publiku pati mundësi të bëhet pjesë e një turi virtual, që njihte me bukurinë natyrore e trashëgiminë e ‘tokës së zjarrit’.

I njohur edhe për krijimin e 12 tipe daullesh, multiinstrumentisti Natig Shirinov që kryeson bendin, rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar, duke i bërë pjesë të shfaqjes.

Legjendat, tradita popullore e Azerbajxhanit të sjella në kohë, u përcollën përmes ritmeve të muzikantit, duke i shpalosur publikut shqiptar, një pjesë të shpirtit të vendit të tij.

Performanca e ansamblit të valleve “Perlat e Azerbajxanit”, shoqëruar nga grupi ‘Nating’ shpalosi jo vetëm kërcimin tipik të vendit të tyre, por edhe ngjyrat e kostumeve.

Java Azerbajxhanese sjell mbrëmjen e së shtunës në sheshin “Italia” ritmet e muzikës etno-jazz nga grupi “Buta”.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?