Moderatorja Kiara Tito

VIP & Spektakël

“Më erdhi me zorrën e ujit”, Kiara Tito rrëfen takimin e turpshëm: Rashë në pusetë dhe...

28 Tetor 2018, 13:58| Përditesimi: 28 Tetor 2018, 14:01

  • Share

Kiara Tito është një nga moderatoret më të përfolura shqiptare, sidomos pas thashethemeve se është e lidhur me këngëtarin Butrint Imeri. E ftuar në “Shiko kush luan” Kiara tregoi se si një takim i parë me një djalë kishte përfunduar ‘si mos më keq’.

Kam qenë përpara disa kohësh në një takim të parë me një djalë. E veshur bukur, e kuruar në çdo detaj, e parfumosur. E kishim lënë për darkë në orën 20:00, unë arrij në orën 20:15. Parkoj makinën dhe dal. Sapo dola nga makina dhe duke ecur si seksi pa shikuar fare se ku po ecja bie në një pusetë të madhe me baltë. E shikoj veten të mbuluar nga balta dhe e bërë zhul. Kamarierët e restorantit nisën të qeshnin, ndërsa ky djali më afrohet me xhentilesë me zorrën e ujit që të më ndihmonte të pastrohesha. Për rreth 15 minuta u morëm me shpërlarjen e baltës dhe më pas nisi darka romantike. Folëm e folëm e folëm,”-tregoi Kiara.

Kush të ketë qenë vallë djali i takimit?!

Komento

Komente

  • faiku: 28/10/2018 16:03

    Klaidi twinsi qe ka ato makinat e bukura ne tiran

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?