Myfarete Laze në “Rreze Dielli”: Në skenë janë ngjitur antivlerat, merr çmime edhe një amator

14 Korrik 2022, 12:41| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 12:46

  • Share

Këngëtarja Myfarete Laze me zërin e saj të veçantë ka bërë për vete breza të tërë shqiptarësh, të cilët e kanë duartrokitur pafund në skena të ndryshme. Në një intervistë në emisionin  “Rreze Dielli” në rubrikën ‘ Nostalgji’ ajo rrëfeu për karrierën e saj të gjatë, dashurinë e publikut dhe tregoi emocionet e saj si artiste. Ndërsa e indinjuar për mënyrën se si fitohen çmimet sot, artistja u shpreh se tashmë po marrin çmime dhe artistë që nuk e meritojnë aspak dhe për këtë ndjen keqardhje.

“Kur i kam marr këto çmime nuk e beson sa krenare kam qenë. Tani merr çmime dhe ai që nuk e ka kaluar urën e Bunës, njësoj si unë, njësoj si ai që ka gjithë ato vite eksperiencë, gjithë ato përballje.  Ju po lexonit çmimet dhe mua po më vinte keq me vete. Nga njëra-anë dhe krenari por tashmë janë bërë çmimet që edhe një që se ka kaluar Kombinatin merr çmime, megjithatë çmimi mbetet çmim” tha ajo.

Ndërsa e pyetur për miqësitë, ajo tha se ruan miqësi me miqtë e brezit të saj, duke theksuar edhe njëherë se nuk I pëlqen aspak që tashmë në skenë janë vendosur antivlerat.

Jam e mbushur me vlerësime, me cmime dhe miqësi. Kam miqësi më shumë me brezin tim. pak të rinj sepse vetë jeta i ka marr ndryshe, nuk e kanë dhe këto të kollajt. Aq më tepër që tani janë në skenë edhe antivlerat  dhe përballet vlera me antivlerën dhe gjithmonë ai që ka më pak vlera ai është më I gojës, kërkon më shumë punën. 

E pyetur për vitet para ’90, për këngëtaren Myfarete Laze janë vite të bukura, por nuk ndjen nostalgji. Ndërsa thotë se nuk ka dalë kurrë nga kornizat pasi frika nga regjimi ishte tepër e madhe, për një artiste që i është dashur të çajë rrugën me vështirësi.

jo nuk kam asnjë mall për atë periudhë, në atë periudhë u linda u rrita, u bëra këngëtare, u cmova nga publiku. Ajo është një nostagji për artin tim për vlerat e mija. Por nostalgji për atë kohë nuk kam sepse nuk duartrokiste aq shumë sa donte. ne u munduam të ruanim veten e të bënim më të mirën sepse nuk kishte rëndësi gaboje apo jo, për kohën cdo gjë ishte e rrezkishme. Unë nuk kam dal asnjëherë nga kornizat në atë kohë sepse nuk i kisha krahët e nxehta. Kam çarë me shumë vështirësi.

 

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?