Myftiu i Korçës për Censin: Formulimi i pyetjeve ka paqartësi! Detyra jonë, të sensibilizojmë qytetarët si do të përgjigjen

18 Shtator 2023, 15:59| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 16:35

  • Share

 

Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi ka dhënë një prononcim në lidhje me Censin 2023 për deklarimet fetare. Sipas myftiu mënyra se si janë formuluar pyetjet ka paqartësi për qytetarët pasi jo të gjithë janë me nivel të arsimuar ose jo të gjithë njohin termat fetare që përdoren tek pyetjet.

Sipas tij detyra e tyre është që të sensibilizojnë qytetarët për mënyrën se si duhet të përgjigjen dhe të kenë kujdes që atë përgjigje që japin ta shikojnë nëse është ajo e cila është shënuar apo jo.

‘Ne si komunitet mysliman kemi nxjerrë deklarata, ku kemi ndonjë shqetësim për rast manipulimi apo diçka tjetër por më shume kemi dashur të sensibilizojmë besimtarët tanë për shkak se herë pas here nga censusi i vitit 2011 kam pasur disa shqetësime nga besimtarët në lidhje me mënyrën se si u janë formuluar pyetjet.

Psh. ka njerëz që janë besimtarë por nuk mund të vinë 5 herë në xhami, të falen, ka dhe prej atyre që falen të 5 kohët por nuk vinë 5 herë në xhami. Ju kanë thënë po ja që a shkoni 5 herë në ditë në xhami...Jo nuk shkojmë 5 herë në ditë dhe kjo normalisht përgjigjja vjen jo nuk jam besimtar, praktikant aq sa duhet.

Prandaj mënyra se si janë formuluar pyetjet ka paqartësi për njerëzit, jo të gjithë janë me nivel të arsimuar ose jo të gjithë njohin termat fetare ose termat që përdoren tek pyetjet. Detyra jonë është ti sensibilizojmë mënyrën se si do t’i përgjigjen dhe të kenë kujdes që atë përgjigje që japin ta shikojnë nëse është ajo e cila është shënuar apo jo.

Reagimi jonë është në vazhdën e përcjelljes së shqetësimeve që kemi pasur nga hera e kaluar. Çdokush e deklaron vetë besimin e tij ne thjesht duam që atë që ata kanë në botën e tyre të brendshme ta pasqyrojnë edhe te përgjigja që do kenë tek pyetjet e censit.’- tha myftiu.


Lajmi kryesor:

Nis Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023! Realizohen 800 pyetësorët e parë! Gjobë 50 deri në 100 mijë lekë të rinj kush nuk përgjigjet ose gënjen! Rezultatet në qershor 2024


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?