Ne kulmin e debatit publik per prishjen e Piramides ne Tirane nga kryeministri i asaj kohe Berisha, ftova te fliste ne mbrojtje te trashegimise sone historike edhe Giora Solar. Prof Solar, ish- sekretari I Pergjithshem i ICOMOS dhe drejtues i Getty Center ne Kaliforni mbahet si nje nder ekspertet me te mire ne bote ne fushen e trashegimise kulturore. Sot ne cilesine e keshilltarit te Qeverise izraelite per trashegimine dhe njohes i shkelqyer i Butrintit.
Ne nje dalje publike ne TV, Prof. Solar I tregoi publikut shqiptar rastin me domethenes ne Izrael dhe se si Izraeli sillet me te kaluaren e tij historike. Shtepia e Al Hyseinit, Myftiut te Madh te Jeruzalemit.
Myftiu i Madh i Jeruzalemit nje figure historike dhe shume rendesishme e palestinezeve dhe ndoshta figura me e rendesishme arabe e perfshire fuqimisht ne mbeshtetjen aktive te nazizmit. Al Hyseini ishte nje personazh kaq i rendesishem per Gjermanine sa Hitleri e priste gjithmone ne audience private per te diskutuar me te ceshtjet e Lindjes se Mesme. Ne kujtimet e tija te shkruara pas luftes, Al Huseini tregon se si shefi i SS Himler i kishte treguar ne konfidence mbi programin e spastrimit te popullates hebraike ne Europe.
Shifrat e kishin suprizuar Muftiun e Madh. E megjithate mbeshtetja e tij per Hitlerin dhe dokrinen naziste ishte deri ne diten e fundit te atij regjimi. Al Hysein dhe familja e tij e fuqishme ndertoi ne Jeruzalem nje prej godinave impresionante ne kuartetin palestinez. Pas Luftes edhe pse Muftiu I madh u perpoq shume te pengonte mbritjen e izraeliteve ne token e Palestines nuk ja doli dot duke shkuar perfundimisht ne eksil.
Shtepia e Al Hyseinit sot ne Jeruzalem jo vetem qe nuk u prish por po i neshtrohet nje restaurimi professional per ta shndruar ate ne nje godine me sherbime publike per komunitetin por edhe sin je symbol per te treguar se historia nuk eshte asnje here bardhe e zi por me shume gri ne mesin e tyre.
Modeli se si e shikon Izraeli historine e vet eshte mjaft interesant per te kuptuar se vlerat historike te nje godine nuk mbartin detyrimisht vlerat e pronarit te saj apo dokrinat dhe vijen politike te ndertuesve te saj, Ne se do te ishte keshtu shume godina private apo publike si ne Gjermani si ne Itali duhet te ishin shkaterruar si ndeshkim per dokrinen raciste dhe anti perendimore te atyre qe i indertuan. Sigurisht nje logjike naïve dhe shume e rrezikshme per ata qe e mbartin ate.
Ne kete fryme me duket totalisht e rrezikshme debati qe po behet per restaurimin e ish shtepise se Nazistit te njohur Kosovar Xhafer Deva. Xhafer Deva ishte nje pro nazist I cili besonte se Gjermania e kohes do te shpetonte ekspansionin sllav ne Kosove. Ishte nje njeri qe kete besim e beri si askush tjeter realitet ne veprimet e tija kunder forcave pro aleate ne Shqiperi. Historia e ka gjykuar bashkepunetorin Xhafer Deva dhe per kete nuk ka asnje iluzion.
Por denimi i shtepise se tij me rrenim zhdukje dhe shkaterrim i ngjan shume filozofise komuniste te denimit te kalit te Petrit Dumes.
Aq me keq kur kesaj filozofie i bashkohet ndonje ambassador i huaj apo ndonje rrogetar i BE te cilet nuk kane ndershmerine e duhur per te pare modele te ngjashme ne vendet e tyre.
Si njeri qe merrem me Trashegimine Kulturore jam pro dhe e mbeshtes idene e mikut tim Hajrulla Ceku per ta restauruar godinen e ish Ministrit te Brendeshem te qeverise kuislinge pro gjermane si nje shenje e rendesishme historike jo vetem per vlerat e trashegimise kulturore por edhe si nje shenje per brezat e ardhshem per te treguar historine ashtu sic ajo ishte me te gjitha drite hijet e saj. Dhe poshte pllakes qe mund te vendoset ne hyrje te godines se restauruar mund te shtohet edhe shenimi i meposhtem. Xhafer Deva, ish- minister kuisling. Mbeshtetes i Gjermanise hitleriane 1942-1944. Bashkepunetor i rendesishem i Operacioneve Klandestine te CIA-s ne Ballkan 1946 -1957. Vdiq ne Kaliforni ne 1977.
Z.Tare,nuk jam kunder restaurimit te ndertesave,puna eshte nese restaurimi mbetet vetem me ndertesat,apo po kerkohet te shkohet dhe me tej? Rama pa pyetur askush, i beri nje rivarrim pompoz eshtrave te M.Frasherit.Personalisht,jam O.K qe keto figura te rivarrosen ne atdheun e tyre,eshte e drejta minimale e cdo njeriu,por jo varrim me ceremoni dhe ne kete rast, jo prane Frasherllinjve te medhenj.Po keshtu,dhe para ca kohesh teatri kombetar anulloi /Prefektin/sepse tallej nje tjeter kolaboracionist-Qazim Mulleti.Dhe keshtu fillohet me shtepite dhe restaurimi perfundon me maskarenjte.Vendet e tjera vertet i ruajne e i restaurojne shtepite e diktatoreve dhe tradhetareve,por vendet e tjera kane shtet,shoqeri,moral e drejtesi te forte,qe nuk lejon te retushohet e te zbutet imazhi i diktatoreve,tradhetareve dhe kolaboracionisteve.Ketu te ne,vetem pse i ndoqi komunizmi perpiqen t'i bejne delet e zeza te bardha.Duke filluar qe nga ju me propozimin tendecioz per pllaken e shtepise se Xh.Deves.N.q.s duhet te jesh me te vertete i ndershem per permbajtjen e pllakes,ne te duhet shenuar ekzaktesisht keshtu:/Xhafer Deva,ish-minister kuisling.Mbeshtetes dhe bashkepuntor aktiv i Nazisteve dhe qeveritar ne qeverine e krijuar prej tyre 1942-1944.Bashkepuntor i operacionece te CIA-s pasi iu shit amerikaneve si antikomunist ne kohen e McCarthizmit 1946-1957.Vdiq ne California ne 1977,pasi fitoi azil si antikomunist ne vitet 50 dhe per sherbimet e kryera per CIA-n/-Pra deri ne fund mbeti tradhetar dhe i shitur,vetem nderoi padronet per interes.
PërgjigjuSikur gjermania te restauronte shtepine e hitlerit. KURRE. HITLERET TANE DUHEN FSHIRE,EDHE GURET. ÇFAROSEN MILIONA NJEREZ DHE AKOMA MENDOHET SE AJO ESHTE RRUGA E SUNDIMIT,GJAKDERDHJA.
Përgjigju