Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari

Sociale

Myftiu i Shkodrës: A ka krim më të madh sesa me vra njeriu nënën e babën? O Zot si nuk hapet Toka e nuk ndahen qiejt!

15 Qershor 2018, 11:54| Përditesimi: 15 Qershor 2018, 11:56

  • Share

Faljen e Fiter Bajramit besimtaret myslimanë të Shkodrës e kryen mëngjesin e kësaj të premteje në xhamitë e qytetit. Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari zgjodhi që në fjalën e tij t’i kushtojë një ndalesë të veçantë situatës që po kalon sot shoqëria shqiptare e jo vetëm. Krimi brenda familjes dhe vrasjet që po tronditin sot vendin, janë një kambanë alarmi që kërkon zgjidhje të menjëhershme tha myftiu Sytari.

A ka krim më të madh se sa me vra njeriu nënën e babën e tij, a ka krim më të madh se sa mos me u kujdes njeriu për prindërit e tij? A ka krim më të madh se sa me pa burra e gra që shkojnë nëpër azilet e pleqve sepse fëmijët e tyre nuk kanë vend në shtëpitë e tyre për të mbajtur prindërit?! O Zot si nuk hapet Toka e nuk ndahen Qiejt!!

A ka krim më të madh se sa mosrespektimi dhe moskërkimi i bekimeve nga prindërit?! Mosvrasja e foshnjave nga frika e varfërisë teksa shohim e lexojmë për shtimin e aborteve e për shtimin e abandonimit të fëmijëve, foshnjave të vogla. Për ta, a ka njerëzillëk në këtë botë?! Lëreni fenë, hiqe, se nuk ka fe tek ata njerëz, por a ka njerëzillëk? A mendojnë se nga kanë ardhur, a mendojnë se ku do të shkojnë, a mendojnë se do të japin llogari një ditë për atë krim

Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari

Sytari preku edhe çështjen e pronave të këtij komuniteti. Besimtaret mysliman festojnë Fiter Bajramin pas një muaji agjërimi e lutje.

Komento

Komente

  • Albani: 15/06/2018 13:28

    Po te behet nje hulumtim ne nivel kombtar dhe n'aspektin sociologjik- religjioz;Shqiptaret/ kudo ne trojet tona/qe vrane bashkeshortet e veta apo ish bashkeshortet dhe dashnoret e idh dashnoret e qe jane religjioz te devotshem.Me besoni se dele gjithe ata jane musliman te devotshem e qe falen vrane grate e tyre duke u frymzuar ne Kuran.

    Përgjigju
    • Mario: 15/06/2018 14:08

      Intrigant, mjeran, percares.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?