Do të jetë ndryshe nga vitet e tjera Muaji i Shenjtë i Ramazanit në vitin 2020, i cili nis pas disa ditësh.
Xhamitë e mbyllura dhe distanca sociale, si masa të marra kundër përhapjes së koronavirus, do ta bëjnë ndryshe nga vitet e tjera atë.
Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli”, ish Myftiu i Tiranës Ylli Gurra thotë se kjo gjendje të kujton kohën kur komunizmi në Shqipëri mbylli të gjitha objektet fetare, por nuk ka vend për paralelizëm, pasi këtë herë mbyllja e objekteve fetare, vjen si nevojë jetike për të shpëtuar nga një armik I padukshëm.
“Prej datës 13 mars që ka qenë e premtja e parë që nga momenti i karantinimit kanë kaluar 6 të premte, është një periudhë e trishtë, sidomos mbyllja e objekteve të kultit, për të gjitha fetë, pasi akoma në gjeneratat tona ka nga ata që mbajnë të freskët në memorie mbylljen e objekteve të kultit në vitet ’60, por nuk ka vend për paralelizëm, por ta kujton mosfuksionimi apo përgjumja, apo mbledhja në vetvete, izolimi i frymëmarrjes shqipërtore qoftë për kishat qoftë për xhamitë. Edhe pse po ndodh mos funksionimi i këtyre objekteve, përtej të trishtës, të gjithë bashkohemi në prevalimin e jetës, mbi 40 ditë një karantinim i plotë. Megjithatë një komb frymon shpirtërisht, edhe pse janë këto objekte kulti që herë pas here kanë frymuar një popull të tërë, na kanë bërë që të jemi këto që jemi sot.” shprehet Gurra.
Ky i fundit, përshëndeti edhe masat e marra nga qeveria shqiptare në luftën kundër koronavirus duke falenderuar për punën e palodhur grupet e emergjencave, mjekët dhe gazetarët.
Në prag të nisjes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ish Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka një kërkesë për të gjithë besimtarët muslimanë, që kanë vendosur të agjërojnë ose jo.
Gurra kërkon që kursimet që ato mund të grumbullojnë gjatë ditëve të agjërimit, të shkojnë për të lehtësuar borxhet e atyre që nuk kanë për t’I paguar ato.
“Do t’i bëj thirrje të gjithë besimtarëve të përpiqen gjatë 30 ditëve të këtij muaji, kursimi i tyre të shkojë sado pak për të lehtësuar, po e them tekstualisht Jo pako ushqimore apo diçka e ngjashme, por për të lehtësuar barrën e borxheve që mund të ketë cdo qytetar i Shqipërisë në zonat rurale e urbane. Të përpiqemi që me pak para, kushdo të ndihmojmë, sepse problematikat financiare dhe pjesa e borxheve do të jetë gxha rënduese. Të lutemi dhe të mos harrojmë solidaritetin në këto ditë të pazakonta.” shprehet Gurra.
Nga një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ish Myftiu i Tiranës Ylli Gurra kërkon që të hapen xhamitë në zonat që nuk kanë asnjë të infektuar nga koronavirus, së paku për lutjen e së premtes. Ai thotë se nuk do të përbënte rrezik nesë në këto zona, duke respektuar masat dhe distancimin social, të kryhej gradualisht lutja e së premtes në xhami, në një kohë kur nis dhe Muaji i Shenjtë i Ramazanit.
“Unë bëj thirrje të respektohet në detaje udhëzimi mjekësor, masat e marra nga qeveria shqiptare. Përjashtuar zonat që janë më të prekura, apeli im është që, thirrja e përzemërt e imja do të ishte që në xhamitë që nuk janë në zonën e kuqe, ( janë disa raste që falë Zotit nuk kanë asnjë rast të infektuarish) në këto zona me masa, ndoshta në qytete me më shumë kujdes, por fillimisht në qyteza e zona rurale me dezinfektim, maska e doreza, të falej, të kremtohej rituali i së premtes që janë gjithsej pesë të tilla gjatë Muajit Ramazan. Pastaj hap pas hapi, (nuk dua të lexohet si favorizim për muslimanët) por e bëj këtë thirrje të përzemërt dhe të sinqertë duke qenë se këto zona pas 40 ditësh janë pa të infektuar, duke respektuar masat që u thanë më sipër dhe me respektim të distancës brenda objekteve të kultit, për 30-35 minuta për ritualin e të premtes.” shprehet Gurra.
I vetshpallluri kryegjysh boteror mond Bektagjiu po mundohet i shkreti me te veten se mos bisedon me Zotin nga Tyrbja me varre me kocka kali brenda ne Kulmak per salivirusin dhe po presim se do beje dicka , mos ta humbim shpresen
PërgjigjuO Yllo bisedove gje me zotin qe t'ja mbledhe ketij salivirusit se papa, Janullatosi, krishti i ngjallur, dh kryegjysh boteror mond bektagjiu kane deshtuar ne perpjekjet e tyre per te biseduar me zotin lidhur me salivirusin.
PërgjigjuInjoranca e nxori koken edhe ne kohe lufte.Ik mor idiot se ne gjith boten jan mbyll objektet fetare.Kaq eshte niveli i kultures se hoxhallareve.Injorant
PërgjigjuPer hir te se vertetes, shqiptaret per fat te mire asnjehere nuk e kane marre fene seriozisht, prandaj kemi dhe tolerance fetare. Shqiptaret jane te vetmit ne bote qe e kane kuptuar qe feja eshte trushplarje dhe per kete na kane sulmuar historikisht si nga perendimi i krishtere, ashtu edhe nga lindja islame. Por fatmiresisht me shkollimin e masave, njerezimi Po e kupton qe feja ishte e domosdoshme atehere kur lindi, por tani jane shtetet laike qe drejtojne njerezimin dhe sa vjen e me pak nga ndikimi fetar.
PërgjigjuTi hapin o Hoxhe, po nese dalin probleme, infektohen njerez, ti do e mbash pergjegjesine? Po edhe nese del e thua “faji im”, ne nuk qeverisemi nga Kisha e Xhamia, populli drejtohet nga rregullat e shtetit! Prandaj rri rehat aty ku je e prediko Arsimim, se mireqenia e njerezve dhe paqja vjen nga Dija, fukaralleku e maskaralleku vijne nga Injoranca....
PërgjigjuHoxha flet per fushen dhe komunitetin shqiptar qe pefaqèson .juve nuk ju prek kjo pune ,se dashtè Zoti do i largoj sa mo larg muyslimanèt shqiptar prej jush.po ju mereni me fushën tuaj me dallavere e thashetheme se sprishni naj pun
PërgjigjuO yll i xhamise dragostunjes te pershendes. Te mirkuptoj dhe me mirkupto te lutem. Feja eshte ideologji per te sunduar mbi turmen. Besimi eshte lartesim. Feja,besimi fetar eshte trushplarje dhe krim psikologjik. Besimi ne Inteligjencen UNIVERSALE eshte per kete dhe ate jete o yll i dragostunjes.
PërgjigjuZ.Gurra respekte por eshte e kote kerkesa juaj! Sepse i modhi i qeverise eshte mbi gjithçka dhe i ghithditur!Sa kohe i bojm fresk atij dhe i japim pushtet keshtu do vazhdoje!Dhe harrojme qe po na shkelen me te dyja kembet lirite dhe te drejtat me themelore te njeriut! Sot lexova nje lajm per ne Gjermani ku nje qytetar kish hedhur ne gjyq qeverine se i kish mohuar te drejten e protestes( perj situates korona), dhe gjykata i kish dhene te drejte!
PërgjigjuSka njeri me te ndyre, tashi na jepka mend dhe per virusin. Shko rri e ndonje drogaxhi bej nai transport.. Rrini mren aty zhulsa se prej jush , fetareve te pa moralshem u be pis vendi
PërgjigjuZ. Gurra a ke mundesi me komunikuar me zotin qe te ndaloje salivirusin se krishti sna beri gje.he pra per cfare jeni ju,,
PërgjigjuMese e Drejte ..Sjam kundra atyre qe ngerjne B**** perpjete .. Por le zu kthejne ne shtepite e tyre ,,ne Kater mutet e tyre ..Dhe jo te behen.gazi i Botes .. Zoti Ylli,, le TI ngushelloje keta,, e tju jape mendime te fahlen neper Shtepite e tyre ...Brenda ,,dhe jo jashte Kure sheshet duhen te jene te Lira....
PërgjigjuIshalla thojini Yllit vazhdon kjo situate me dhjetra vite qe të mos kemi më dhunim të shesheve publike nga injorantet qe I pushtojne me qirinj në duar apo bethperpjet si në mesjete. Fetë ja sollen shqiptarit pushtuesit e tij dhe na kujtojne mesjete. Shyqyr kete vit sheshi i Heroit të Madh te popujve të lirë mbeti i lire ashtu siç i perket në të vërtetë .
PërgjigjuKrishterimin në Iliri e predikoi fillimisht ebreu Pavel dhe pastaj të gjithë trushpelaret që nga Kostandini qe ishte ilir, Justiniani etj. Këta e sollen krishterimin me shpatë duke dhunuar iliret paganë stergjyshet tanë qe besonin tek Zonja e Madhe për mijëra vjet. Shqiptaret e Arbrit të Madh nuk janë as të krishtere e as muslimane, as judej e as mormone, as Vishnù e as zoroastrite, as hindù e as Lao Ce.
Kush pushtues e solli Krishtërimin në Iliri, o kafshë ? Se qenke i mirëinformuar e na ilumino edhe ne injorantëve me dijen tënde.