Myrto Uzuni

Myrto Uzuni e mbyll me Granadan në La Liga

14 Maj, 16:17| Përditesimi: 14 Maj, 16:19

  • Share

Myrto Uzuni e ka mbyllur këtë sezon me Granadan në La Liga. Skuadra e sulmuesit të Kombëtares nga sezoni i ri do jetë pjesë e La Liga 2, duke mos ia dalë të mbijetojë paçka 11 golave të beratasit.

Trajneri Sandoval ka konfirmuar se Uzuni, Batalla dhe Jozuiak nuk do luajnë në tre ndeshjet e mbetura për shkak të gjendjes fizike. 28-vjeçari beratas ka luajtur në javët e fundit duke "shtrënguar dhëmbët" nga një dëmtim.

Trajneri i Granada konfirmoi para transfertës në Madrid me Vallecanon se Uzuni nuk do luajë më në La Liga këtë sezon, ndërsa nuk shtoi asgjë më shumë për të ardhmen e shqiptarit.

Tekniku tha se Uzuni do qetësohet dhe do jetë gati për në Euro 2024 me Shqipërinë. Pritet që vera të jetë e nxehtë për sulmuesin anësor, kjo për faktin se është objektiv i disa klubeve në La Liga dhe jo vetëm.

Klauzola prej 26 milionë eurosh rrëzohet meqë Granada u rrëzua nga La Liga, teksa vlera e tij në treg është 10 milionë euro.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 15/05/2024 09:49

    Myrto Uzuni lojtar i mir por 1 kam qen un Rexhep Leka që kam ther 500 derra për 1 or.

    Përgjigju
    • ben: 18/05/2024 12:34

      Hahahaha,i modh fare kasapo

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?