Myrto Uzuni me Kombëtaren

Myrto Uzuni lë pas Lewandowskin, sulmuesi i Kombëtares krah Haaland dhe Mbappe

21 Mars 2023, 10:53| Përditesimi: 21 Mars 2023, 10:54

  • Share

Myrto Uzuni është sulmuesi më në formë i kombëtares shqiptare. Beratasi këtë sezon ka shënuar 20 gola në La Liga 2 në Spanjë me Granadan, duke qenë golashënuesi më i mirë i ligës. Me një mesatare 0.63 gola për ndeshje, Uzuni është emri që po qarkullon tanimë në mediet evropiane për shkak të formës së tij të shkëlqyer.

Në bazë të golave dhe mesatares për ndeshje, 27-vjeçari shqiptar lë pas emra si Lewandowski apo Fullkrug, duke qenë në mes të gjashtë sulmuesve më produktiv në Europë.

Vendin e parë e mban Haaland me mesatare 1.04 gola për ndeshje, ndërsa pas tij Osimhen dhe Mbappe. Në vendin e katërt Uzuni, që me Granadan këtë sezon duket se ka bërë shumë fansa me paraqitjen e tij.

Sulmuesit me performancën më të mirë:

Haaland (Manchester City) 1.04 gola për ndeshje

Osimhen (Napoli) 0.73 gola për ndeshje

Mbappe (PSG) 0.7 gola për ndeshje

Uzuni (Granada) 0.63 gola për ndeshje

Lewandowski (Barcelona) 0.6 gola për ndeshje

Fullkrug (Uerder Bremen) 0.6 gola për ndeshje

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?