Myrto Uzuni

Myrto Uzuni 'në modë', e kërkon ish-trajneri i Real Madrid-it

17 Shkurt 2023, 16:41| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 16:48

  • Share

Myrto Uzuni është dëshira e Real Betis në La Liga. Sulmuesi i Granadas po zhvillon një sezon të shkëlqyer në ligën e dytë të Spanjës, duke zgjuar interesin e shumë klubeve. Mediet në Spanjë bëjnë me dije se Manuel Pellegrini (trajneri i Betis) pëlqen aftësitë e beratasit, duke e pasur në konsideratë për merkaton që vjen.

Vlera e 27-vjeçarit në merkato është 12 milionë euro, teksa ka kontratë me Granadan deri në verën e 2026. Një prishje e kontratës do i kushtonte Betisit 25 milionë euro, teksa sulmuesi i Kombëtares është edhe golashënuesi më i mirë me 17 gola në La Liga 2.

Kujtojmë se Uzuni u bashkua me spanjollët një vit më parë nga Ferencvaros, me Granadan që pagoi 4 milionë euro.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?