Myrto Uzuni ka shënuar dy gola këtë të shtunë në La Liga 2 të Spanjës. I rikthyer nga dëmtimi, beratasi u fut në fushë nga minuta e parë dhe kaloi Granadan në epërsi pas vetëm 20 minutave lojë, në sfidën e javës së 10-të të kampionatit kundër Tenerifes. Sulmuesi nuk u mjaftua dhe në të 34 dyfishoi shifrat.
Uzuni ishte pjesë e Kombëtares, por u largua nga grumbullimi për shkak të një lëndimi dhe mesa duket e ka marrë veten dhe ka gjetur formën, duke shënuar dopietë në Spanjë.
Katër gola në tetë ndeshjet e luajtura këtë sezon për Uzunin, teksa shpreson që të ndihmojë ekipin e tij për t'u ngjitur në elitën e futbollit spanjoll. Nuk do jetë surprizë nëse verën që vjen ai mos jetë më pjesë e Granadas, paçka kontratës deri në qershorin e 2026.
Myrto Uzuni - Granada, Spain pic.twitter.com/Xx1UFyaPlh
— News video (@Newsvideo13) October 19, 2024
Sillni Uzunin ne kombetare hiqni ligat arabe- turko mongole
PërgjigjuNxirre kokèn nga velladoni i Janullès, dhe hiqi qimet nga gjuha, njè nga njè. Tè shkojè jeta duke bèrè gojore, a derèzi.