Myrto Uzuni tanimë vlen 8 milionë euro në tregun e transferimeve. Faqja e specializuar "transfermarkt" ka bërë përditësimet e fundit sa i takon vlerës së futbollistëve, me beratasin e Granadës që vlen dyfishin e shumës që spanjollët paguan më shumë se një vit më parë për të.
Me 20 gola këtë sezon në La Liga 2, 27-vjeçari i Kombëtares sheh një rritje fanastike në lojë dhe rezultate, për rrjedhojë edhe në vlerën e kartonit. Me vlerë të njëjtë është edhe De Frutos i Levante, teksa Uzuni ka qenë më rezultatitv duke u renditur në vendin e parë të futbollistëve më të vlefshëm në ligën e dytë spanjolle.
Uzuni e nisi karrierën te moshat e Tomorit në Berat, teksa në Shqipëri ka luajtur për klube si Apolonia dhe Laçi, për të kaluar më pas te Lokomotiva e Zagrebit dhe Ferencvaros. Granada në 31 janarin e 2022 investoi 4 milionë euro për të, teksa Uzuni tanimë vlen dyfishin e kësaj vlere. Me 20 gola këtë sezon, Uzuni është golashënuesi më i mirë në La Liga 2.
Për të tanimë ka interes nga Serie A, La Liga dhe Premier League. 12 milionë euro kërkon Granada për të lënë të lirë diamantin shqiptar.