Myrto Uzuni dhe bashkëshortja

Sport

Myrto Uzuni 'shënon golin' e jetës, bëhet baba për herë të parë! Emri i veçantë për të birin

23 Prill, 12:20| Përditesimi: 23 Prill, 12:23

  • Share

SHBA - Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni është bërë baba për herë të parë. 29-vjeçari ka ndarë lajmin në kanalet e komunikimit, duke qenë shumë i lumtur për ardhjen në jetë të djalit, i cili do të quhet Prince.

Emër i veçantë i zgjedhur për të voglin nga Myrto dhe bashkëshortja e sulmuesit.

“Mirë se erdhe Prince Uzuni", shkruan futbollist. Në të njëjtin postim, futbollisti ka shprehur dashurinë edhe për partneren e tij, Uarda, duke i dedikuar fjalët: “Të dua Uarda”. Kujtojmë se Uzuni i ka propozuar partneres në mes të stadiumit në maj të vitit 2023.

Sulmuesi këtë sezon është pjesë e FC Austin në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Postimi i Uzunit

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?