Myrto Uzuni

Sport

VIDEO/ Myrto Uzuni shënon dopietë historike, bëhet golashënuesi më i mirë i Granadas në Spanjë! Rekord nga sulmuesi i Kombëtares

7 Dhjetor 2024, 17:29| Përditesimi: 7 Dhjetor 2024, 20:42

  • Share

SPANJË - Myrto Uzuni ia ka dalë të bëhet golashënuesi më i mirë i Granadas në gjithë historinë e klubit spanjoll, duke gjetur 46-të gola me fanellën e këtij ekipi. Dopietë nga beratasi këtë të shtunë.

Për javën e 18-të në La Liga 2, Granada fitoi 3-0 kundër Racing Santander. Goli i dytë dhe i tretë i vendasve u shënua nga Myrto Uzuni në minutën e 53-të dhe 76-të, çka solli realizimin e 11-të në 15 ndeshjet e këtij sezoni.

Me këtë gol beratasi i Kombëtares lë pas një emër si Youssef El Arabi (44 gola), që deri më sot mbante rekordin. Tanimë emri i Uzunit është shkruar me gërma të arta në Spanjë, të paktën për klubin e Granadas.

Nëse marokeni El Arabi i shënoi 44 gola në 134 takime, Myrto Uzuni në 103 takime ka shënuar 46 gola me Granadan. Veç golave Uzuni për ndeshjen e dytë radhazi ka edhe shiritin e kapitenit te Granada. Kujtojmë që spanjollët e afruan sulmuesin shqiptar më 31 janarin e 2022 duke paguar 4 milionë euro te Ferencvaros.

Pas ndeshjes, në rrjetet sociale Granada i ka bërë jehonë rekordit të Uzunit, duke lëvduar sulmuesin kuqezi.

 

Ora 20:29
Shkroi historinë e klubit, Granada i bën jehonë veprës së Myrto Uzunit


Golat në futboll janë art më vete dhe këtë më së miri e di Myrto Uzuni, i cili me 46 gola ka gdhendur emrin me gërma të arta në historinë e Granadas, duke u bërë golashënuesi më i mirë i klubit spanjoll në të gjitha kohërat.

Për këtë, Granada i ka dedikuar një postim pas ndeshjes së fituar me rezultatin 3-0 përballë Racing Santander. Uzuni theu rekordin e El Arabit (44 gola) dhe e bëri në 103 ndeshje me Granadën. Aktualisht sulmuesi 29-vjeçar është i dyti në renditjen e golashënuesve të kampionatit me 11 golat këtë edicion.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Historia: 07/12/2024 20:11

    Uzuni nje legjend i cili shkruajti historine te Granada , uroj nga 2030 te behet dhe trajner atje ne nje qytet si Granada me 300 mije banore shqiptaret ndihen shume te vlersuar aq sa do thone jemi patriot te Uzunit ! Uzuni u fut ne histori Urojme Granada kalon ne la liga ne 2025-26 dhe Uzuni te beje 100 gola ne Granada duke mbetur legjend e vertete dhe shembull per shume sportist te tjere ! Uzuni ben mire te hape edhe ndonje restorant dhe te investoje atje sepse Granada e ka vlersuar kete mjeshter te futbollit ! Bravo Uzuni nje legjend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?