Edi Rama

Opinion

Myslim Murrizi: Dhe pastaj themi ore pse fiton Rama

2 Qershor, 19:45| Përditesimi: 2 Qershor, 19:54

  • Share

Meqenëse kisha kohë, po i hidhja një sy pothuajse të gjitha votave preferenciale nëpër njësi të ndryshme administrative të Qarkut Tiranë. Po marr si shembull njësinë Shëngjergj, meqë është pas malit të Dajtit dhe kufizon me Burrelin.

Nga 350 vota që ka marrë PD si forcë politike në këtë njësi, ajo që më bëri përshtypje është vota preferenciale me sens “politik” dhe “veresi” e kandidatëve të listës së hapur, si pasojë e “bindjeve” për individët që duan t’i përfaqësojnë.

Për katër kandidatët e parë më të votuar në listë nga 171 votues demokratë nuk mund të them asgjë, sepse mendoj që janë njerëz publikë, politikë dhe njerëz që mund të kenë lidhje miqësore apo njohje me votues të Shëngjergjit.

Por për të tjerët që kanë marrë gjithsej 112 vota, duke filluar nga 18–20 vota deri në 1 votë, po kanë qenë ndonjëherë në Shëngjergj? Dhe po ka ndonjë nga votuesit e Shëngjergjit që i njeh si fytyrë, apo i ka takuar ndonjëherë në jetën e tij si njerëz se si kandidatë, jo e jo të më varni mua mu në mes të Shëngjergjit.

Dhe pastaj themi: “Ore, pse fiton Rama mandatin e katërt!” Pooo ore pooo! Meqë nuk flisni drejt, se keni frikë se prishni “marrëdhëniet” me popullin!

Duhet thënë troç që sa kohë ne si popull votojmë qorrazi për 5 lekë të qelbura, e meritojmë të qeverisemi nga qelbësirat politikë që na blejnë 3 ditë para votimeve, njëlloj si gjë e gjallë në pazarin e Rrogozhinës.

Të votosh njerëz që nuk ua ke parë kurrë fytyrën, nuk ua ke dëgjuar kurrë zërin, nuk u ke dhënë kurrë dorën, nuk ke asnjë lidhje miqësore, shoqërore, gjaku apo krushqie; nuk di çfarë janë, nga vijnë, ku punojnë e çfarë përfaqësojnë si njerëz është njëlloj si ta hedhësh votën në sifon të halës për një thes miell apo për 50 mijë lekë të vjetra.

Tani më jepni leksion e më bëni moral, duke më komentuar se nuk është e vërtetë kjo, duke më sajuar artifica për të justifikuar votimin me stomak të një pjese jo të vogël të shqiptarëve.

Jam i gatshëm t’jua paguaj autobusin me të gjithë kandidatët që kam rrethuar me rreth të kuq, e t’i sjell në mes të Shëngjergjit, duke lajmëruar të gjithë votuesit e kësaj njësie e t’i pyesni një për një se kush është kandidati që kanë votuar. Dhe po e njohën ose po e mbajtën mend, unë do “varem” në mes të Shëngjergjit.

Pothuajse njëlloj janë edhe jo pak njësi të tjera si Vora, Preza etj., se mos duket sikur po ju bëj gjyqin Shëngjergjit./Marrë nga profili në Facebook

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?