Kjo “ beteja” fallco për spiunët e sigurimit është loja më e ndyrë e politikës 30 vjeçare Shqiptare. Kryesish e elitës vendimmarrëse politike që kanë qeverisur Shqipërinë nga viti 1991
Që të mos ketë më President spiun sigurimi, Kryeministër spiun sigurimi, Kryetar Kuvendi spiun sigurimi, Deputet spiun sigurimi, Kryetar Bashkie, Gjyqtare, Prokurore, drejtues Policie apo institucionesh qendrore lokale dhe Kushtetuese spiun sigurimi, që të mos bëjnë moral nëpër studio mbi 20 gazetare, analiste e opinionist ish spiun sigurimi, duhet të hapen dosjet e ish sigurimit dhe merr fund njëherë e mirë kjo lojë e pështire e perverseve të politikes , medias dhe administratës, prej 30 vitesh post komunizëm
Them duhet të hapen me detyrim dosjet sepse spiunët e sigurimit që prej 30 vitesh akuzojnë njeri tjetrin në Parlament, në media në fushata në debate e kudo për të çoroditur mendjet e Shqiptareve, por po të ishin vete të pastërt, do t’i kishin hapur dosjet për të tjerët. Duhet të hapen se boll më me ketë teatër të ndyrë që bëjnë sikur zihen me njeri tjetrin se kush ka spiunuar me shume e kush ka patur pseudonim me sexi.
Duhet të hapen dosjet, sepse vete ish spiunet nuk kanë këllqe të shkojnë tek autoriteti i dosjeve dhe të kërkojnë vetë me dëshire një certifikatë të pastërtisë së figurës së tyre për të kaluarën e tyre në rrëgjimin komunist. Po të kishin kaq kurajo, kaq moral dhe kaq dinjitet këta palaço, nuk do të ishin bërë me zell kokrrat e spiunëve duke spiunuar shokët, miqtë, familjaret e këdo që kishin përreth.
Duhet të hapen dosjet që Shqiptarët të shohin dhe të njohin mirë se nga kush qeverisen prej 32 vitesh, se kush bën moral, analize, opinione jep mend nëpër studio prej 32 vitesh. Shqiptarët duhet të dinë se kush janë spiunët e sigurimit që kanë dhënë e jepin drejtësi prej 32 vitesh kur në fakt kanë qene xhelat të diktaturës dhe spiunë sigurimi. Shqiptarët duhet të dinë dhe të njohin mirë edhe isht të përndjekurit politik ish spiunë sigurimi që prej 32 vitesh janë hequr si viktima të atij rregjimi kur në fakt i kanë shërbyer duke spiunuar kë kanë mundur e sa kanë mundur. Shpresoj dhe besoj nisur dhe nga informacionet që kam, që ky Parlament prej 140 deputetesh i ka rreth 100 deputet jo ish spiune sigurimi që të votojnë një ligj ku të mbyllet njëherë e mire kjo loje e ndyre spiunësh ordinerë.
PS: Ftoj çdo komentues fb , që në dhjetor 1990 ka qenë 18 vjeç e lartë që përpara se të më bej moral në koment të më tregoj me dokumente a ka qenë vete spiun i sigurimit, pastaj të më bej vërejtje, sugjerime, kritika apo kundërshtime.
po ik o njeri e laj gojen para se te zesh ne goje sigurimin e shtetit... cfare demokratesh jeni ju kur fusni gjithshka ne nje thes. denonconi me emra palacot qe kane marre ne qafe me spiunlleqe te pafajshem por Jo te villni vrer pa dallim ndaj sigurimit te shtetit qe I tregoi vendin edhe agjenteve te grekut e serbit. keta te shiturit nuk I zini ne goje bile I shpallni heronj dhe cdokush ordiner dje sot automatikisht na Del dissident e me siguri marrin demshperblim... se dhe sot gjithe ata qe i kap ligji per korrupsion e hajduteri mbrohen se po goditen politikisht! Respekte Sigurimit te Shtetit per sa kohe mbrojti vendin e jo thjesht socializmin
PërgjigjuMire e tha dikur ish Gjeneral Lleshi: cpret nga nje ish polic karagjoz. Te ashtuquajturit "spiune" te ish OSSH ishin individe qe sipas bazes normative te kohes (shih aktet e deklasifikuara) terhiqeshin ne bashkepunim sekret nga radhet e atyre te cilet dyshohej se cenonin sigurine e shtetit te kohes. Pra, i degjeneroi, shantazhoi nen presion dhe shfrytezoi instrumenti i sigurise se shtetit politiko korruptiv enverist. Ndersa sot, shteti politiko korruptiv ramist kerkon njesoj ti "heqe nga qarkullimi politik". Po mire, po establishmenti politiko korruptiv komunist? Byroja, kuadri politik me tentakuolat kudo a nuk duhet te zhduket i pari ne fakt? Jane ata/ato dhe femijet e tyre sot qe kane kapur korruptisht shtetin. Dhe shembull kemi per grupin e pare Berishen (ish sekretar lokal partie) dhe Edvin ose Edi Rama (i biri i nje ish antari byroje politike). Spiunet nuk qene vetem per "agjitacion e propogande". Por pas viteve 70 edhe per te ashtuquajturin "sektor i mesit" ose korrupsionin e shfrenuar qe kapi komunizmin ne ekonomi. Me abuzime, falsifikime, vjedhje, emerime nepotike, bursa studimi etj etj. Pra "i biri filanit apo fistekut" ku sigurisht serish produkt sinjifikativ eshte sot Rama. Ne nje thes do ti fusni te gjithe? Ish spiunet dje apo sot, nuk jane problemi. Por aparati korruptiv te cilit i sherbyen. Ai aparat me sekretare partie apo anetare te saj, sigurimsa, hetues, police,prokurore e gjyqtare, jane kategoria e cila duhet me ligj te pastrohet shteti me gjithe femijet e tyre te brezit te pare dhe te dyte. Cdo manover ligjore e ndryshme eshte thjesht nje element me shume ne favor te korrupsionit politik neokomunist.
Përgjigju